1
Këngë shtegtimi. E Davidit.
Seç u gëzova kur më thanë:
“Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!”
2 Ja, tashmë këmbët tona shkelën
në dyert e tua, o Jerusalem!
3 O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri,
thuaj se i tëri një cope e vetme je!
4 Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit,
sipas rregullores në Izrael
për të kremtuar Emrin e Zotit.
5 Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë,
selitë e shtëpisë së Davidit!
6 Lutuni për paqen e Izraelit:
“U priftë e mbara atyre që të duan ty!
7 Mbretëroftë paqja në muret e tua
dhe qetësia në pirgjet e tua!”
8 Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi
do të them: “Paqja me ty”!
9 Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë,
do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!