< Ps 119 Ps 121 >
Psalmet(Ps 120)
120

1

Këngë shtegtimi.
Në ngushticë e thirra në ndihmë Zotin
dhe ai më dëgjoi.

2 Më shpëto, o Zot, prej buzëve gënjeshtare,
prej gjuhës qëllimisht gënjyese.

3 Vallë, ç’duhet të të jepet
ose si të shpaguhesh, o gjuhë qëllimisht gënjyese?

4 Shigjeta luftëtari të mprehta,
të skuqura me gaca pishash!

5 I mjeri unë që rri në Mosok
dhe banoj në tendat e Cedarit!

6 Tepër gjatë jetoi shpirti im me këta
që e urrejnë paqen!

7 Unë jam për paqe, por kur flas,
ata kërkojnë luftë.



Fjala e Zotit