< Ps 117 Ps 119 >
Psalmet(Ps 118)
118

1

ALELUJA!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë,
sepse e amshuar është dashuria e tij!

2 Le të thotë tashti Izraeli, sepse është i mirë,
e amshuar është dashuria e tij!

3 Le të thotë tani shtëpia e Aronit,
e amshuar është dashuria e tij!

4 Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin,
e amshuar është dashuria e tij!

5 Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin,
Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.

6 Zoti është me mua,
s’druaj se ka ç’më bën njeriu.

7 Me mua është Zoti, ndihmëtari im,
për asgjë i bëj armiqtë e mi.

8 Më mirë është të strehohesh te Zoti
se të kesh besim në njerëz.

9 Më mirë është të strehohesh te Zoti,
se të kesh besim në princa.

10 Më rrethuan të gjithë paganët,
i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.

11 Rreth e përqark më rrethuan,
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.

12 Më rrethuan porsi bletët,
porsi zjarr që merr flakë ndër ferra,
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.

13 Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar,
por më ndihmoi ndihma e Zotit.

14 Fuqia ime e lavdia ime është Zoti,
ai është shpëtimtari im.

15 Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi
në tendat e të drejtëve:

16 “E djathta e Zotit u madhërua!



Fjala e Zotit