< Ps 114 Ps 116 >
Psalmet(Ps 115)
115

1

Jo neve, o Zot, jo neve,
por Emrit tënd jepi lavdi
për nder të mëshirës sate e të besnikërisë sate.

2 Pse të thonë paganët:
“Ku është Hyji i tyre”?

3 Hyji ynë është në qiell,
ai bën gjithçka i pëlqen.

4 Idhujt e paganëve janë argjend e ar

prodhim i dorës së njeriut.

5 Gojë kanë e nuk flasin,
sy kanë e nuk shohin,

6 veshë kanë e nuk dëgjojnë,
hundë kanë e nuk nuhasin.

7 Duar kanë e nuk prekin,

këmbë kanë e nuk ecin,
zë nuk qesin prej gurmazit të tyre!

8 Të tillë qofshin edhe ata që i punojnë,
të gjithë ata që shpresojnë në ta!

9 Shtëpia e Izraelit shpreson në Zotin:
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.

10 Shtëpia e Aronit shpreson në Zotin:
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre!

11 Kush e druan Zotin në Zotin shpreson:
Ai është ndihma e mburoja e tij!

12 Zotit i bie ndër mend për ne
e do të na bekojë:
do ta bekojë shtëpinë e Izraelit,
do ta bekojë shtëpinë e Aronit;



Fjala e Zotit