< Ps 113 Ps 115 >
Psalmet(Ps 114)
114

1

ALELUJA!
Kur Izraeli doli nga Egjipti,
Shtëpia e Jakobit nga populli barbar,

2 Judeja u bë Shenjtërorja e tij,
Izraeli zotërimi i tij.

3 Pa deti dhe i bëri rrugë,
Jordani u kthye prapazi,

4 malet kërcyen si desh,
kodrat porsi qengja delesh!

5 Ç’ pate, o det, që ike?
E ti, o Jordan, që u ktheve prapazi?

6 Ju, o male, pse kërcyet si desh,
e ju, o kodra, porsi qengja delesh?

7 Dridhu, o tokë, para fytyrës së Zotit,
para fytyrës së Hyjit të Jakobit,

8 që e shndërron shkëmbin në liqen ujërash
edhe qetën në burim uji të gjallë!



Fjala e Zotit