< Ps 112 Ps 114 >
Psalmet(Ps 113)
113

1

 ALELUJA!
Lavdërojeni, shërbëtorët e Zotit,
lavdërojeni, Emrin e Zotit!

2 Qoftë bekuar Emri i Zotit
që tani e deri në amshim,

3 Që kur lind dielli e derisa perëndon
qoftë bekuar Emri i Zotit!

4 I madhërueshëm është Zoti mbi të gjithë popujt,
lavdia e tij i tejkalon qiejt.

5 Kush është si Zoti, Hyji ynë,
që fronin e ka në Lartësi,

6 e nga lart vrojton qiellin e tokën?

7 Nga pluhuri e ngre skamnorin,
nga llomi e lartëson të vobektin

8 për ta vënë të rrijë me princa,
me princat e popullit të vet.

9 Ai bën të banojë beronja në shtëpi të vet
nënë fëmijësh të gëzueshme.



Fjala e Zotit