Psalmet(Ps 112) 112 1
ALELUJA!
@@@
Lum ai njeri që e druan Zotin,
@@@
që kënaqet në urdhërimet e tija.
2
@@@
Fara e tij do të jetë e fortë mbi tokë,
@@@
do të bekohet breznia e të drejtëve.
3
@@@
Pasuri e mirëqenie në shtëpinë e tij,
@@@
drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve.
4
@@@
Ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë:
@@@
i butë e i mëshirshëm është njeriu i drejtë.
5
@@@
I ëmbël është njeriu që mishëron e huazon,
@@@
punët e veta i kryen me ndërgjegje,
6
@@@
ai askurrë nuk do të bjerë poshtë.
@@@
Në kujtim të përhershëm mbetet i drejti,
7
@@@
nuk i trembet lajmit të keq.
@@@
E patrandshme është zemra e tij me shpresë në Zotin,
8
@@@
të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet
@@@
armiqtë e vet i bën asgjë.
9
@@@
Është dorëdhënë, u fal skamnorëve;
@@@
drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve,
@@@
balli i tij ngallit për nder.
10
@@@
E sheh keqbërësi dhe hidhërohet,
@@@
me dhëmbë kërcëllon e vyshket.
@@@
Dëshira e mëkatarëve shkon huq.
Fjala e Zotit