Psalmet(Ps 111) 111 1
ALELUJA!
@@@
Me gjithë shpirt do ta lavdëroj Zotin,
@@@
në kuvendin e të drejtëve, në mbledhjen e tyre.
2
@@@
Të mëdha janë veprat e Hyjit,
@@@
për t’u shqyrtuar prej atyre që i duan.
3
@@@
Stoli e shkëlqim është vepra e tij,
@@@
drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve.
4
@@@
U ngreh përmendore mrekullive të veta,
@@@
i mëshirshëm e mëshirëdhënës është Zoti.
5
@@@
U jep ushqim atyre që e druajnë,
@@@
kurrë s’e harron Besëlidhjen e vet.
6
@@@
Popullit të vet ia kumtoi fuqinë e veprave të veta,
@@@
duke ua dhuruar pronën e paganëve.
7 @@@
Veprat e duarve të tija janë drejtësi e besnikëri,
@@@
urdhërimet e tija janë të vërteta,
8
@@@
të qëndrueshme në jetë të jetëve,
@@@
të themeluara mbi të vërtetën e drejtësinë.
9
@@@
Shpërblim i dha popullit të vet,
@@@
Besëlidhjen e vet e bëri të amshueshme:
@@@
i shenjtë dhe i tmerrshëm është Emri i tij.
10
@@@
Fillimi i dijes është frika e Zotit,
@@@
janë të mençur të gjithë ata që veprojnë sipas saj,
@@@
lavdia e Tij qëndron për amshim.
Fjala e Zotit