< Ps 109 Ps 111 >
Psalmet(Ps 110)
110

1

I Davidit. Psalm.
I tha Zoti Zotit tim: “Rri në të djathtën time,
derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë për këmbët e tua”!

2

Skeptrin e pushtetit tënd Zoti do ta shtrijë nga Sioni:
sundo mes armiqve të tu!

3 Ty të përket më i larti pushtet
në ditën e fuqisë sate
në shkëlqime të shenjta
nga kraharori para Yllit të Dritës
unë të linda.

4 Zoti u përbetua, assesi s’do të pendohet:
“Ti je prift për amshim
në mënyrën e Melkizedekut”.

5 Zoti është në të djathtën tënde,
i dërrmon mbretërit ditën e zemërimit të vet.

6 Popujt do t’i gjykojë: grumbuj kufomash,
koka të prera me shumicë mbi dhe!

7 Në udhëtim ujë do të pijë prej përroit,
prandaj lart do ta ngrejë kokën.



Fjala e Zotit