1
Për mjeshtrin e korit. I Davidit. 2 Ja, keqbërësit harkun e shtrënguan,
mbi kordë shigjetën vendosën
për t’i shigjetuar fshehtas të drejtët.
3 Kur themelet janë të luhatura,
çfarë mund të bëjë i drejti”?
4 Zoti është në Tempullin e vet të shenjtë,
Zoti fronin e ka në qiell.
Sytë e tij vëzhgojnë të vobektin,
qerpikët e tij shqyrtojnë bijtë e njerëzve.
5 Zoti shqyrton të drejtin e të paudhin,
ai e urren atë që e do paudhësinë.
6 Mbi mëkatarë do të bëjë të bjerë prush:
zjarr, sulfur e stuhi është pjesa e trashëgimit të tyre.
7 Zoti është i drejtë e drejtësinë e ka për zemër:
të drejtët do ta shikojnë fytyrën e tij.