< Ps 107 Ps 109 >
Psalmet(Ps 108)
108

1

Këngë. Psalm. I Davidit.

2 E gatshme është zemra ime, o Hyj,
e gatshme është zemra ime:
do të këndoj e do të luaj në harpë!
Ja, lavdia ime!

3 Zgjohu, harpë e cetër,
agimin dua ta zgjoj!

4 Do të të lavdëroj ty, o Zot, mes popujve,
për ty do të luaj me harpë mes kombeve,

5 sepse e madhërueshme është deri në qiell mëshira jote,
deri në re e vërteta jote!

6 Lartësohu, o Hyj, lart përmbi qiell,
përmbi mbarë dheun le të shndritë lavdia jote!

7 Që të çlirohen të dashurit e tu,
le të më shpëtojë e djathta jote e më dëgjo!

8 Hyji u përbetua në Shenjtëroren e vet:
“Do të kënaqem, dua ta ndaj Sikimën,
masën do t’ia vë luginës Sukot.

9 Imi është Galaadi, imi është Manaseu,
Efraimi është përkrenarja ime,
Juda skeptri im!

10 Moabi legeni ku unë lahem;
mbi Idumé do ta hedh këpucën time,
mbi Filisté do të këndoj fitoren”.

11 Kush do të më prijë deri në qytet – fortesë?
Kush do të më prijë deri në Idumé?

12 Vallë, jo ti, o Hyj, që na braktise?
Pse a s’do të dalësh, o Hyj, me ushtritë tona?

13 Na ndihmo, deh, kundër armiqve
sepse i kotë është shpëtimi që vjen prej njerëzve.

14 Me ndihmën e Hyjit do të bëjmë trimëri të madhe,
Ai do t’i shkelë armiqtë tanë!



Fjala e Zotit