< Ps 106 Ps 108 >
Psalmet(Ps 107)
107

1

ALELUJA!
Lavdërojeni Zotin sepse është i mirë,
sepse e amshueshme është dashuria e tij.

2 Le të thonë të shpërblyerit prej Zotit,
që i çliroi nga kthetrat e armikut

3 dhe i bashkoi nga vendet e ndryshme
nga ku lind dielli e ku perëndon,
nga veriu e nga ana e detit.

4 U endën në shkretëtirë, në vend të thatë,
nuk e gjetën udhën drejt qytetit të banimit.

5 Të uritur e të etur
shpirti i tyre ishte mekur në ta!

6 Të ngushtuar i lëshuan kushtrimin Zotit
dhe Ai i shpëtoi nga vështirësitë e tyre.

7 Ai i nxorri në udhën e drejtë
që të shkonin në qytetin e banimit.

8 Le t’ia dinë për nder Zotit për dashurinë e tij,
për mrekullitë që u bëri bijve të njerëzve,

9 që ngiu shpirtin e të eturit,
e mbushi me të mira shpirtin e të uriturit.

10 Banonin në errësirë e në hijen e vdekjes,
të lidhur në mjerim edhe në pranga,

11 sepse kishin kundërshtuar urdhrin e Hyjit
dhe kishin përbuzur këshillën e të Tejetlartit.

12 Prandaj zemrën ua mposhti me vuajtje,
rrëzoheshin e s’kishte kush t’u ndihmonte.

13 Të ngushtuar i lëshuan kushtrimin Zotit
dhe Ai i shpëtoi nga vështirësitë e tyre.

14 I nxori nga errësira dhe nga hija e vdekjes
e i këputi zinxhirët e tyre.

15 Le ta lëvdojnë Zotin për shkak të përdëllimit të tij,
për mrekullitë e tija ndaj bijve të njerëzve,

16 sepse i theu dyert e bronzta
dhe i këputi shulat e hekurt.

17 Të marrë për shkak të jetës së paudhë,
të mjeruar pse ndoqën udhën e mëkatit,

18 shpirtit të tyre iu neverit çdo ushqim,
arritën në dyert e vdekjes.

19 Atëherë të ngushtuar e thirrën në ndihmë Zotin,
Ai i çliroi nga vështirësitë e tyre.

20 E dërgoi fjalën e vet dhe i shëroi,
i shpëtoi nga gropa e varrit.

21 Le ta lëvdojnë Zotin për shkak të mëshirës të tij,
për mrekullitë e tija ndaj bijve të njerëzve,

22 le t’i flijojnë flinë e lavdit,
me hare le t’i shpallin veprat e tija!

23 Ata që me anije lundruan deteve
që nëpër ujëra të mëdha të bënin tregti,

24 ata i panë veprat e Zotit,



Fjala e Zotit