< Ps 105 Ps 107 >
Psalmet(Ps 106)
106

1

ALELUJA!
Lavdëroni Zotin, sepse është i mirë,
sepse e amshuar është dashuria e tij!

2 Kush mund t’i tregojë veprat e madhërueshme të Zotit,
të bëjë të jehojnë të gjitha lavdet e tija?

3 Lum ata që i mbajnë urdhërimet e tija
dhe veprojnë me drejtësi në çdo kohë.

4 Na kujto, o Zot, në mirësinë tënde ndaj popullit tënd,
eja e na shih me shëlbimin tënd,

5 që ta shijojmë fatin e të zgjedhurve të tu,
të gëzohemi në gëzimin e popullit tënd,
të mburremi me trashëgimin tënd.

6 Mëkatuam, po, porsi etërit tanë,
padrejtësisht vepruam, bëmë të keqen.

7 Etërit tanë në Egjipt
nuk i kuptuan mrekullitë e tua,
nuk e kujtuan përdëllimin tënd të madh,
e të hidhëruan pranë detit, pranë Detit të Kuq.

8 Por Zoti i shpëtoi për nder të Emrit të vet,
për ta bërë të njohur pushtetin e vet.

9 Zoti iu kërcënua Detit të Kuq e ky u tha
dhe i kaloi nëpër det si nëpër shkretëtirë.

10 I shpëtoi prej duarve të armiqve,
i shpërbleu prej kthetrave të urryesve.

11 I mbyti me ujë ata që i mundonin:
asnjë prej tyre nuk shpëtoi!

12 Atëherë u besuan fjalëve të tija
dhe i kënduan lavdet e tija.

13 Por shpejt i harruan veprat e tija
e nuk u mbështetën në synimet e tija.

14 U leshguan për së tepërmi në shkretëtirë
dhe e ngacmuan Hyjin në vend të paujë.

15 Ua plotësoi kërkesën e tyre
ua ngiu grykësinë e tyre.

16 Smirë i morën Moisiut në tëbanishtë
edhe Aronit, shenjtit të Zotit.

17 U hap toka dhe e përpiu Datanin
e groposi turmën e Abiramit.

18 U ndez zjarri në mbledhjen e tyre
edhe flaka i dogji mëkatarët.

19 E punuan një viç në Horeb,
adhuruan një shtatore metali.

20 E ndërruan Hyjin e tyre
me truporen e një kau që ha sanë.

21 Harruan Hyjin që i shpëtoi,
që bëri mrekulli në Egjipt,

22 punë të madhërishme në dheun e Kamit,
emnesë në Detin e Kuq.

23 Mendoi Hyji farën t’ua shuante,
por iu lut Moisiu, i zgjedhuri i tij,
ndërmjetësoi përpara fytyrës së tij
për ta ngurruar zemërimin e tij,
e dëgjoi e nuk ua treti farën.

24 Nuk shfaqën kujdes për tokën e dëshirueshme,
nuk i besuan premtimit të tij.

25 Nynykatën në çadrat e tyre,
nuk i vinin veshin zërit të Zotit.

26 Zoti e ngriti dorën e vet mbi ta,
për t’i shtruar rrah në shkretëtirë,

27 se do t’i shpërndante trashëgimtarët e tyre ndër kombe,
për të kërkuar vend më vend dherat e huaja.

28 Iu kushtuan hyjit Beelfegor,
hëngrën flitë e të vdekurve.

29 E zemëruan Zotin me veprat e veta të këqija
e mbi ta u sul plaga.

30 Flakëroi Fineesi e bëri gjyq
e atëherë u zhduk plaga.

31 E iu çmua kjo vepër drejtësi
brez pas brezi për amshim.

32 Prapë e hidhëruan tek ujërat Meriba,
për shkak të tyre qe ndëshkuar edhe Moisiu,

33 sepse shpirtin aq fort ia helmuan



Fjala e Zotit