< Ps 104 Ps 106 >
Psalmet(Ps 105)
105

1

ALELUJA!
Lavdëroni Zotin e thirreni në ndihmë Emrin e tij
shpallni mes popujsh veprat e madhërueshme të tijat!

2 Këndoni, luani në vegla muzikore për nder të tij,
kujtoni të gjitha mrekullitë e tija!

3 Mburruni me Emrin e tij të shenjtë:
le të galdojë zemra e atyre që e kërkojnë Zotin.

4 Kërkojeni Zotin dhe fuqinë e tij,
kërkojeni gjithmonë fytyrën e tij!

5 T’ju bien në mend mrekullitë që bëri,
mrekullitë e tija dhe gjyqet e gojës së tij:

6 ju fara e Abrahamit, shërbëtorët e tij,
ju, o bijtë e Jakobit, të zgjedhurit e tij!

7 Ai është Zoti, Hyji ynë,
mbi mbarë tokën gjyqet e tija!

8 Ai s’e harron Besëlidhjen e vet askurrë,
premtimin që ua bëri një mijë breznive,

9 lidhjen që e bëri me Abrahamin
dhe përbetimin që i bëri Izakut.

10 Premtimin e vet e ngriti ligj për Jakobin,
për Izraelin e bëri testament të përhershëm

11 kur tha: “Ty do të ta jap tokën Kanaan,
për pronë tuajën që ju ra me short!”

12 Kur ende ishin pak me numër,
krejtësisht të paktë dhe endacakë në të,

13 kur kalonin nga një komb në një tjetër,
nga një mbretëri në një popull tjetër,

14 nuk lejoi njeri t’u bëjë keq
dhe i ndëshkoi mbretërit për shkak të tyre:

15 “Mos i prekni të shuguruarit e mi,
mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi!”

16 Ai e grishi urinë përmbi dhe,
ua sosi të gjitha rezervat e bukës.

17 Para tyre dërgoi një njeri:
Jozefin e shitur skllav.

18 I qitën në pranga këmbët e tija,
në qafë i mbërthyen hekurat,

19 ditët kalonin e profecia iu plotësua,
fjala e Zotit i dha të drejtë.

20 Mbreti urdhëroi të zgjidhej prej prangash,
kryetari i popujve, e çliroi.

21 E bëri zot shtëpie të shtëpisë së vet,
kujdestar përmbi pasurinë e vet,



Fjala e Zotit