< Jb 42 Ps 2 >
Psalmet(Ps 1)
1

1

Lum njeriu që nuk i ndjek këshillat e keqbërësve,
që nuk qëndron në udhën e mëkatarëve
e nuk rri së bashku me përqeshës,

2 por kënaqet në Ligjin e Zotit
dhe e kujton atë ditë e natë.

3 Ai është porsi pema e mbjellë në bregun e ujit që rrjedh,
e cila frytin e vet e jep në stinë
dhe gjethet kurrë s’i vyshken:
i ecën mbarë gjithçka të ndërmarrë.

4 Jo, kështu jo, s’do t’u ndodhë të paudhëve,
por ata janë porsi byku që shpërndan era.

5 Prandaj të paudhët s’do t’i bëjnë ballë gjyqit
as mëkatarët bashkimit të të drejtëve!

6 Sepse Zoti e di udhën e të drejtëve,
kurse udha e keqbërësve do të mbarojë.



Fjala e Zotit