1 Zoti foli me Moisiun në shkretëtirën e Sinait në vitin e dytë pasi kishin dalë nga dheu i Egjiptit, në muajin e parë. Ai i tha:
2 “Bijtë e Izraelit le t’i kremtojnë Pashkët në kohën e tyre.
3 Le t’i kremtojnë të katërmbëdhjetën ditë të këtij muaji në mug të natës pikërisht sipas ritualit dhe zakoneve të saja”.
4 Moisiu u urdhëroi bijve të Izraelit t’i kremtojnë Pashkët.
5 Izraelitët i kremtuan Pashkët në kohën e caktuar të katërmbëdhjetën ditë të muajit në mug në shkretëtirën e Sinait. Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
6 Dhe ja, ishin disa njerëz në gjendje të papastër për shkak se kishin prekur të vdekur që nuk mund t’i kremtonin Pashkët atë ditë. Këta shkuan te Moisiu e Aroni
7 e u thanë: “Jemi në gjendje të papastrisë për shkak se kemi prekur të vdekurin. Përse fajësohemi që të mos mundemi t’i kushtojmë Zotit fli në kohën e caktuar si të gjithë bijtë e Izraelit”?
8 Moisiu u përgjigj: “Pritni të shoh se çfarë urdhëron Zoti në rastin tuaj”.
9 Zoti i tha Moisiut:
10 “Thuaju bijve të Izraelit: Ai njeri që është në gjendje të papastër pse ka prekur të vdekurin ose është larg në udhëtim ‑ kjo vlen për ju dhe për pasardhësit tuaj ‑ le t’i kremtojë Pashkët në nder të Zotit,
11 në muajin e dytë më katërmbëdhjetë të muajit në mug. Le ta hanë qengjin me bukë të pabrume e me barishta të hidhura,
12 të mos lënë asgjë për nesër në mëngjes dhe mos t’ia thejnë asnjë asht: le ta zbatojnë pikë për pikë ritin e Pashkëve.
13 Por, po qe se ndokush që është i pastër e nuk ndodh në udhëtim e, megjithatë nuk i kremton Pashkët, ai njeri le të çrrënjoset prej popullit të vet, pasi nuk ia kushtoi Zotit flinë e vet në kohën e caktuar: le t’i marrë mbi vete rrjedhimet e mëkatit të vet.
14 Po ashtu udhëtari dhe i huaji, nëse ndodhin ndër ju, le t’i kremtojnë Pashkët në nder të Zotit, sipas ritit dhe zakoneve të saja: le të jetë i njëjti ligj për ju, si për të ardhurin ashtu edhe për vendasin”.
15 Ditën kur u ngreh Banesa, Reja e mbuloi Banesën, Tendën e Dëshmisë. Prej mbrëmjes deri në mëngjes qëndronte në trajtë të zjarrit përmbi Banesë.
16 Kështu ndodhte vazhdimisht: ditën e mbulonte Reja e natën ishte në trajtë të zjarrit.
17 Kur hiqej reja që e mbronte Banesën, atëherë izraelitët çonin; kurse aty ku qëndronte reja, aty ngulnin zemërimiën.
18 Në urdhër të Zotit izraelitët çonin, në urdhër të tij zemërimionin. Tërë kohën ndërsa reja qëndronte përmbi Banesë, në atë vend qëndronin edhe izraelitët.
19 E nëse ndodhte që të qëndronte mbi të për shumë kohë, bijtë e Izraelit i jepnin nderim Zotit e nuk çonin.
20 Por edhe nëse Reja qëndronte pak kohë përmbi Banesë, ‑ pas urdhrit të Zotit i ngrehnin tendat e pas urdhrit të Zotit i hiqnin.
21 Nëse reja qëndronte prej mbrëmjes e deri në mëngjes, e në mëngjes heret e lëshonte Banesën, ata çonin. Ditën ose natën, kur reja hiqej prej Banesës, i shkulnin çadrat.
22 Kur ndodhte që të rrijë dy ditë, ose një muaj ose edhe kohë më të gjatë përmbi Banesë, izraelitët qëndronin në atë vend e nuk çonin. Posa reja largohej, ata merrnin rrugë.