1 Pas kësaj shuplake, Zoti i tha Moisiut dhe Eleazarit prift, birit të Aronit:
2 ”Regjistrojeni mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit njëzet vjeç e përpjetë sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, të gjithë ata që mund të dalin në luftë”.
3 Kështu, pra, Moisiu e Eleazari prift u treguan atyre në fushat e Moabit, në bregun e Jordanit, përballë Jerihonit. U thanë:
4 ”Le të bëhet regjistrimi i njerëzve njëzet vjeç e përpjetë siç i ka urdhëruar Zoti Moisiut”.
Ja, bijtë e Izraelit që kishin dalë nga Egjipti:
5 Rubeni, i parëlinduri i Izraelit. I biri i tij Henoku, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Henokajve; Falui, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Faluajve;
6 Hesroni, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Hesronajve, dhe Karmiu, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Karmijve.
7 Këto janë vëllazëritë prej fisit të Rubenit dhe numri i tyre doli 43. 730 vetë.
8 Biri i Faluit: Eliabi,
9 bijtë e tij: Namueli, Datani dhe Abirami. Datani dhe Abirami ishin ata dy udhëheqës të bashkësisë, që u ngritën kundër Moisiut e Aronit në kryengritjen e Koreut, kur u çuan kundër Zotit,
10 kur toka e hapi gojën e vet dhe i përpiu ata dhe Koreun dhe vdiq një shumicë e madhe, kur i përlau zjarri 250 burra: dhe u bënë një emnesë.
11 Koreu vdiq, por të bijtë nuk u borën.
12 Bijtë e Simonit sipas vëllazërive të tyre: Namueli, prej tij vëllazëria e Namuelajve; Jamini, prej tij vëllazëria e Jaminajve; Jakini, prej tij vëllazëria e Jakinajve;
13 Zarai, prej tij vëllazëria e Zarajve; Sauli, prej tij vëllazëria e Saulajve.
14 Këto janë vëllazëritë e fisit të Simonit, gjithsej numri i të cilëve ishte 22. 200 vetë.
15 Bijtë e Gadit, sipas vëllazërive të tyre: Sefoni, prej tij vëllazëria e Sefonajve; Agiu, prej tij vëllazëria e Agiajve; Suniu, prej tij vëllazëria e Suniajve;
16 Ozniu, prej tij vëllazëria e Ozniajve; Heriu, prej tij vëllazëria e Heriajve;
17 Arodi, prej tij vëllazëria e Arodajve; Arieli, prej tij vëllazëria e Arielajve.
18 Këto janë vëllazëritë e Gadit, gjithsej numri i të cilëve ishte 40. 500 vetë.
19 Bijtë e Judës: Heri e Onani. Të dy vdiqën në dheun e Kanaanit.
20 Bijtë e Judës, sipas vëllazërive të tyre, qenë: Selai, prej të cilit vëllazëria e Selajve; Faresi, prej të cilit vëllazëria e Faresajve; Zarai, prej të cilit vëllazëria e Zarajve.
21 Kurse bijtë e Faresit: Hesroni, prej të cilit vëllazëria e Hesronajve; Hamuli, prej të cilit vëllazëria e Hamulajve.
22 Këto janë vëllazëritë e Judës. Gjithsej numri i tyre ishte 76. 500 vetë.
23 Bijtë e Isaharit sipas vëllazërive të tyre: Tolai, prej të cilit vëllazëria e Tolajve; Fuai, prej të cilit vëllazëria e Fuajve;
24 Jasubi, prej të cilit vëllazëria e Jasubajve; Semroni, prej të cilit vëllazëria e Semronajve.