1
Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:
2 “Kjo është një vendosje ligjore që e caktoi Zoti. Urdhëroju bijve të Izraelit ta bien te ti një mëshqerrë të kuqe, të shëndoshë, të patëmetë dhe pa u mbrehur në zgjedhë.
3 Jepja Eleazarit prift. Le të hidhet jashtë zemërimiës e le të theret para syve të tij.
4 Ai le ta ngjyejë në gjak të saj gishtin e le të stërpikë shtatë herë në drejtim të hyrjes së Tendës së takimit.
5 Atëherë le të digjet në praninë e tij e le të digjen: lëkura, mishi, gjaku dhe uti i saj.
6 Prifti le të qesë në flakë në të cilën e djeg mëshqerrën një dru cedri, hisop dhe një pëlhurë të kuqe.
7 Atëherë, pasi t’i ketë larë petkat dhe trupin, le të hyjë në zemërimië dhe do të jetë në gjendje të papastër deri në mbrëmje.
8 Po ashtu edhe ai që ta ketë djegur, le t’i lajë petkat dhe trupin dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
9 Kurse një njeri në gjendje të pastër le ta mbledhë hirin e mëshqerrës e le ta vendosë jashtë zemërimiës në një vend të pastër që të ruhet për bashkësinë e Izraelit për të përgatitur ujin e pastrimit.
10 Ai që do ta ketë mbledhur hirin e mëshqerrës, le t’i lajë petkat e veta dhe do të jetë në gjendje papastrie deri në mbrëmje.
Ky është një ligj i pandërrueshëm brez pas brezi si për bijtë e Izraelit ashtu edhe për të huajit që banojnë ndër ta”.
11 “Kush ta ketë prekur kufomën e njeriut për këtë arsye le të jetë shtatë ditë i papastër.
12 Le të shtërpiket me këtë ujë të tretën e të shtatën ditë e do të jetë i pastruar. Nëse nuk shtërpiket të tretën ditë, të shtatën ditë nuk do të jetë i pastruar.
13 Kush ta prekë të vdekurin, meitin e tij dhe nuk qe stërpikur me këtë përbërje, ai e përdhos Banesën e Zotit: i tilli le të shfaroset prej Izraelit, sepse nuk është stërpikur me ujin e shpagimit: do të jetë i papastër dhe ndyerësia e tij le të mbesë mbi të!
14 Ky është ligj për raste kur një njeri vdes në tendë: të gjithë ata që hyjnë në tendë dhe gjithçka gjendet aty, do të jenë të papastër për shtatë ditë.
15 Ena që nuk ka kapak ose nuk është e mbuluar, do të jetë e papastër.
16 Kush ta prekë në fushë kufomën e njeriut të prerë prej shpate ose të vdekur vetiu ose edhe eshtrat e tij ose edhe varrin, do të jetë i papastër për shtatë ditë.
17 Le të merret prej hirit të djegies për mëkat dhe le të hidhet mbi të në një enë ujë të gjallë;
18 një njeri i pastër le ta ngjyejë në të hisopin e le ta stërpikë me të mbarë tendën dhe të gjitha orenditë edhe njerëzit që të jenë brenda si dhe mbi atë që i ka prekur eshtrat ose të vrarin ose atë që vdes vetiu ose varrin e tij.
19 Në këtë mënyrë i pastërti le ta pastrojë të papastrin të tretën e të shtatën ditë; i pastruari të shtatën ditë, le t’i lajë petkat e le të lahet vetë e në mbrëmje do të jetë në gjendje të pastër.
20 Por, po ndodhi se dikush që ishte i papastër e nuk u pastrua me këtë rit, le të çrrënjoset prej bashkësisë, sepse e ndoti Shenjtëroren e Zotit e nuk u pastrua me ujin e pastrimit: është i papastër.
21 Ky urdhër le t’ju jetë ligj i përhershëm.
Po edhe ai që stërpik me ujin e pastrimit, le t’i lajë petkat e veta: edhe ai që e ka prekur ujin e pastrimit, le të jetë i papastër deri në mbrëmje.