< Nr 11 Nr 13 >
Lexim prej librit të Numrave(Nr 12)
12

1 Atëherë folën Maria e Aroni kundër Moisiut për shkak të gruas etiopase me të cilën ishte martuar

2 dhe thanë: “A thua Zoti ka folur vetëm me Moisiun? Po a nuk ka folur, po ashtu, edhe me ne”? Kur Zoti e dëgjoi këtë gjë

3 ‑ e Moisiu ishte njeri tejet i përvuajtur, më i përvujti ndër njerëz që banojnë përmbi tokë.

4 Dhe foli menjëherë me të, me Aronin e me Marinë; tha: “Ejani vetëm ju të tre në Tendën e takimit”.

Kur shkuan,

5 Zoti zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të Tendës. I thirri Aronin e Marinë. Kur këta shkuan,

6 u tha:

“Dëgjojini fjalët e mia!

Nëse është ndër ju ndonjë profet i Zotit,

unë atij do t’i dëftohem në vëgim

ose do t’i flasë në ëndërr.

7 Porse i tillë nuk është shërbëtori im Moisiu:

ai është njeriu i besimit në mbarë bashkësinë time!

8 Sepse unë bisedoj goja ‑ gojas me të,

dhe ai e sheh Zotin zbuluetas

e jo me fjalë të fshehta e me figura.

Përse atëherë nuk patët frikë t’i shpifeni

shërbëtorit tim Moisiut”?

9 Hidhërimi i Zotit u ndez kundër tyre dhe Ai shkoi.

10 Edhe reja që ishte përmbi Tendën u tërhoq, kur ja, Maria u pa se ishte zbardhuar prej gërbulës e bë e bardhë si bora.

Kur e shikoi atë Aroni e pa se e kishte mbuluar gërbula,

11 i tha Moisiut: “Po të lutem, Imzot, mos na ngarko me rrjedhimet e këtij mëkati që e bëmë marrëzisht.

12 Mos lejo që ajo të mbesë porsi fëmija i vdekur, mishi i të cilit është gjysmë i kalbur ndërsa del prej kraharorit të s’ëmës. A po sheh se gati më tepër se gjysmën e mishit të saj ia ka brenjtur gërbula”.

13 Atëherë Moisiu klithi drejt Zotit e i tha:

“O Hyj, po të lutem, shëroje”!

14 E Zoti iu përgjigj:

“Po ta kishte pështyer i ati në fytyrë, a thua nuk do t’i ishte dashur të paktën shtatë ditë të qëndrojë e mbuluar prej turpit? Le të ndahet për shtatë ditë jashtë zemërimiës e pastaj le të kthehet”.

15 Kështu, pra, Maria qe hedhur jashtë zemërimiës për shtatë ditë, dhe populli nuk bëri çojë prej atij vendi derisa Maria s’qe thirrur të kthehet përsëri në zemërimië.

16 Atëherë populli çoi prej Haserotit dhe i nguli tendat në shkretëtirën Faran.



Fjala e Zotit