< Nr 9 Nr 11 >
Lexim prej librit të Numrave(Nr 10)
10

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhëro të të punohen dy trumbeta prej argjendi të farkuar. Ato do të shërbejnë për të grishur bashkësinë e për të bërë çojën e zemërimiës.

3 Kur t’i biesh të dyjave, le të bashkohet te ti mbarë bashkësia para derës së Banesës së takimit.

4 Nëse do t’i biesh njërës, le të mblidhen te ti prijësit dhe krerët e bashkësisë së Izraelit.

5 Por nëse trumbetimi bëhet më i gjatë dhe përcillet me brohoritje, le të çojnë prej zemërimiës të parët ata që janë në anën e lindjes.

6 Në trumbetimin e dytë po ashtu të përcjellë me brohoritje lufte, le të çojnë prej zemërimiës ata që kanë ngulur në anën e mesditës: le të përcillet trumbetimi me brohoritje lufte që ata të nisen për rrugë.

7 Kur të duhet të mblidhet populli, trumbetimi të jetë i thjeshtë, pa brohoritje.

8 Trumbetave le t’i bien priftërinjtë, bijtë e Aronit. Kjo le të jetë rregullore e përhershme në breznitë tuaja.

9 Nëse do të dilni në luftë në tokën tuaj kundër armikut që lufton kundër jush bini trumbetave me brohoritje; kjo do t’ju përkuj‑ tojë para Zotit Hyjit tuaj që t’ju shpëtojë prej duarve të armiqve tuaj.

10 Po edhe kur të keni ditë gëzimi, të kremte, hënën e re bini trumbetave për t’i përcjellë flitë e shkrumbimit, flitë e pajtimit, që t’ju kujtojnë para Hyjit tuaj. Unë jamë Zoti, Hyji juaj”.

11 Të dytin vit, në të dytin muaj, të njëzetën ditë të muajit, u ngrit reja prej Banesës së Dëshmisë.

12 Bijtë e Izraelit u nisën prej shkretëtirës së Sinait sipas rendit të çojës së tyre. Dhe reja zuri vend në shkretëtirën e Faranit.

13 Kështu në urdhrin e Zotit të dhënë me anën e Moisiut, izraelitët çuan nga zemërimia për herë të parë.

14 U ngrit i pari flamuri i llogorit të bijve të Judës, sipas togave të veta. Prijësi i tyre ishte Nahasoni i Aminadabit.

15 Në krye të togave të bijve të Isaharit ishte prijës Natanaeli i Suarit.

16 Në krye të togave të bijve të fisit të Zabulonit ishte prijës Eliabi i Helonit.

17 Qe shkrehur edhe Banesa dhe dolën për ta mbartur bijtë e Gersonit dhe të Merariut.

18 U nis edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Rubenit sipas togave të veta dhe në krye të njësisë ishte prijës Elisuri i Sedeurit.

19 Në krye të togave të bijve të Simonit ishte prijës Salamieli i Surisadait.

20 Kurse në krye të togave të fisit të Gadit, ishte prijës Eliasafi i Deuelit.

21 U nisën edhe Kaatajt duke mbartur Shenjtëroren. Levitët e tjerë e ngrehën Banesën para se këta të arrinin.

22 U ngrit edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Efraimit sipas togave të tyre. Në krye të ushtrisë së tyre ishte prijës Elisamai i Amiudit.

23 Në krye të togave të fisit të bijve të Manaseut ishte prijës Gamalieli i Fadasurit.

24 Në krye të njësive të fisit të bijve të Beniaminit ishte prijës Abidani i Gjedeonit.

25 Më së fundi u ngrit flamuri i zemërimiës së bijve të Danit sipas togave të saja. Në ushtrinë e tyre ishte prijës Ahiezeri i Amisadait.

26 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Aserit ishte prijës Fegieli i Okranit.

27 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftaliut ishte prijës Ahirai i Enanit.

28 Ky është rendi i udhëtimit të bijve të Izraelit sipas njësive të tyre kur bënin çojën.

29 Moisiu i tha Hobabit, birit të vjehrrit të vet, të Raguelit prej Madianit: “Ne po nisemi për vendin që Zoti do të na e japë. Eja me ne e do të bëjmë pjesëtar të të mirave që Zoti ia ka premtuar Izraelit”.

30 Por ai iu përgjigj: “Nuk po vij me ty, por do të kthehem në vendin tim ku kam lindur”.

31 Moisiu shtoi: “Mos na lër, sepse ti di në cilat vende nëpër shkretëtirë na duhet të ngulim zemërimiën e do të na gjendesh në ndihmë si prijës.

32 Nëse vjen me ne, ç’të jetë më e mirë ndër ato që Zoti do të na i japë neve, do të bëjmë pjesëtar edhe ty”.

33 Kështu u nisën prej malit të Zotit dhe bënë tri ditë udhë. Arka e besëlidhjes udhëtonte para tyre për tri ditë për t’u gjetur vendin e zemërimiimit.

34 Edhe reja e Zotit ishte përmbi ta gjatë ditës ndërsa po bënin udhë.

35

 Kur nisej Arka, Moisiu thoshte:

“Ngritu, o Zot,

e le të shpërndahen armiqtë e tu!

Le të vihen në të ikur ata që të urrejnë ty”!

36 Ndërsa kur ajo ndalej, thoshte:

“Kthehu, o Zot,

në mes të ushtrisë së panumërt të Izraelit”!



Fjala e Zotit