< Neh 10 Neh 12 >
Lexim prej librit të Nehemisë(Neh 11)
11

1 Atëherë krerët e popullit e vendosën banimin e vet në Jerusalem, kurse pjesa tjetër e popullit qiti short, kështu që prej dhjetëve vetëm një të banonte në Jerusalem, qytetin e shenjtë, kurse nëntë të tjerët të banonin në qytete të tjera.

2 Populli i bekoi të gjithë ata që vullnetarisht shprehën dëshirën të banonin në Jerusalem.

3 Këta janë krerët e krahinës që u vendosën në Jerusalem dhe në qytetet e Judesë. Izraeli, priftërinjtë, levitët, të dhuruarit dhe bijtë e shërbetorëve të Salomonit, banuan secili në qytetin e vet, në pronën e vet.

4 Në Jerusalem banuan bijtë e Judës e të Beniaminit.

Nga bijtë e Judës:

Ataja, bir i Aziamit, birit të Zaharisë, birit të Amarit, birit të Safatisë, birit të Maleelit, nga bijtë e Faresit;

5 dhe Maasia biri i Baruk Kolhozë Hazi Adajë Jojarib Zaharisë së Silonit.

6 Të gjithë bijtë e Faresit, që u vendosën me banesë në Jerusalem, katërqind e gjashtëdhjetë e tetë burra të rritur.

7 Këta janë bijtë e Beniaminit:

Selumi, biri i Mosolam Joed Fadajë Kolajë Maasi Eteelit të Isaisë

8 dhe vëllezërit e tij, burra të rritur nëntëqind e njëzet e tetë.

9 Joeli, biri i Zekriut, ishte qeveritari i tyre, kurse Juda, biri i Senuasë, i dyti në krye të qytetit.

10 Prej priftërinjve:

Jedaja biri i Joarib

11 Serajë, Helci, Mosolam, Sadok, të Merajotit të Akitobit, kryesuesi i Shtëpisë së Hyjit

12 dhe vëllezërit e tij që ishin të ngarkuar me shërbesë në Tempull: tetëqind e njëzet e dy; edhe Adaja, biri i Jeroham Feleli, Amsi, Zakari, Feshurit të Melkisë

13 dhe vëllezërit e tij, zotë shtëpish: dyqind e dyzet e dy dhe Amasaji, biri i Azreel Ahazi Mosolomotit të Emerit

14 dhe vëllezërit e tij, shumë të aftë: njëqind e njëzet e tetë. Në krye të tyre ishte Zabdieli, burrë fisnik.

15 Prej levitëve:

Semeja, biri i Hasub Ezrikam Hasabisë së Buniut

16 dhe Sabataji e Jozabeli, nga prijësit e levitëve, ishin në krye të të gjitha punëve të jashtme të Shtëpisë së Hyjit.

17 Matania, biri i Mikës, biri i Zebedeut, biri i Asafit, mjeshtri i korit, e fillonte lutjen. Bekbecia, i dyti ndër vëllezer të vet, dhe Abdai, biri i Samuajit, biri i Galalit, biri i Iditunit.

18 Të gjithë levitët që banonin në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër.

19 Derëtarët:

Akubi, Telmoni dhe vëllezërit e tyre që i ruanin dyert: njëqind e shtatëdhjetë e dy.

20 Izraelitët e tjerë, priftërinjtë dhe levitët banonin në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.

21 Të dhuruarit banonin në Ofel. Siha e Gasfa i kryesonin të dhuruarit.

22 Kryetari i levitëve në Jerusalem ishte Aciu, biri i Baniut, biri i Hasabisë, biri i Matanisë, biri i Mikës, nga bijtë e Asafit dhe ishin këngëtarë për shërbesën e Shtëpisë së Hyjit,

23 sepse ishte një rregullore e mbretit lidhur me ta dhe një rend i caktuar për këngëtarë në lidhje me shërbesën e tyre të përditshme.

24 Petahia, biri i Mesezebelit, nga bijtë e Zarës, birit të Judës, ishte i dërguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.

25 Kurse në fshatrat dhe në arat e tyre:

Disa bij të Judës banonin në Kariatarbe dhe në pjesët përkatëse të tija, në Dibon, në Kabseel dhe në katundet e tija,

26 në Jesua, në Moladë, Betfalet,

27 në Hasersual, në Bersabee dhe në katundet e saja,

28 në Siceleg e në Mohonë dhe në katundet e saja,

29 në Remon, në Saraa, në Jerimuth,

30 në Zanoa, Odolam dhe në fshatrat e tyre, në Lakis dhe në arat e tija, në Azekë dhe në fshatrat e saja: banuan, nga Bersabeja deri në luginën Enom.

31 Bijtë e Beniaminit ngulën në Gabaa, në Makmas, në Haj, në Betel dhe në fshatrat e tij,

32 në Anatot, në Nob, Anani,

33 në Asor, Ramë, Getaim,

34 në Hadid, Seboim, në Nebalat Lot

35 e në Ono dhe në luginën e Mjeshtërve.

36 Levitët banonin një pjesë në Judë dhe një tjetër në Beniamin.



Fjala e Zotit