< Lev 8 Lev 10 >
Lexim prej librit të Levitikut(Lev 9)
9

1 Të tetën ditë Moisiu i thirri Aronin e bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit e i tha Aronit:

2 “Merre një viç fli për mëkat dhe një dash për fli të shkrumbimit: të dy të patëmetë dhe silli para Zotit.

3 Izraelitëve thuaju kështu: ‘Merrni një cjap fli për mëkat, një viç e një dash të një viti, të dy të patëmetë, për fli të shkrumbimit;

4 një mëzat e një dash për fli të pajtimit, dhe flijoni para Zotit. Merrni edhe flinë kushtimore bimore të njomur me vaj: sepse Zoti do t’ju dëftohet sot’”.

5 Sollën, prandaj, ata gjithë çka u kishte dhënë urdhër Moisiu dhe i prunë para derës së Tendës së takimit, ku, pasi u afrua mbarë bashkësia dhe qëndronte para Zotit,

6 Moisiu tha: “Ja urdhri që e ka dhënë Zoti: plotësojeni që t’ju dërftohet lavdia e tij”!

7 I tha edhe Aronit. “Afrohu te lteri e kushtoje flinë tënde të mëkatimit dhe flinë e shkrumbimit e kryeje ritin e zgjidhjes për ty e për popull. Atëherë kushtoje dhuratën e popullit dhe kryeje për të ritin e zgjidhjes, si urdhëroi Zoti”.

8 Aroni u afrua menjëherë te lteri dhe e theri viçin për flinë e vet të mëkatimit.

9 Bijtë e tij i sollën gjakun e viçit, në të cilin ai ngjeu gishtin, i preku brirët e lterit dhe tepricën e tij e derdhi në fundësorin e tij.

10 Dhjamin, veshkat dhe rizën e mëlçisë së flisë për mëkat e dogji në erë të këndshme përmbi lter ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.

11 Ndërsa mishin dhe lëkurën e saj e dogji jashtë zemërimiës në zjarr.

12 E theri edhe flinë e shkrumbimit. Bijtë e tij i sollën gjakun e saj, të cilin ai e derdhi rreth e rreth lterit.

13 Pasi flinë e prenë në pjesë, ia sollën bashkë me kokë: të gjitha së bashku i dogji në zjarr përmbi lter.

14 Pastaj i lau me ujë zorrët e këmbët dhe i dogji si erë të mirë në lter përmbi flinë e shkrumbimit.

15 E afroi edhe flinë e popullit, e mori cjapin e flisë për mëkat të popullit, e preu dhe e kushtoi si flinë e parë, fli për mëkat.

16 Solli pastaj flinë e shkrumbimit e veproi me të sipas ritit.

17 Solli pastaj flinë kushtimore bimore, e mbushi me të grushtin dhe e dogji në erë të këndshme mbi lter përveç flisë shkrumbore mëngjesore.

18 Atëherë theri edhe mëzatin e dashin, flitë e pajtimit të popullit. Të bijtë i sollën gjakun, të cilin e ndikoi gjithreth përmbi lter.

19 Dhjamin e mëzatit, bishtin e dashit, veshkat me dhjamin e tyre dhe rizën e mëlçisë

20 i vunë përmbi gjoksa dhe i dogji erë të mirë përmbi lter.

21 Kurse gjoksat e tyre dhe shpatullat e djathta Aroni i lartësoi me ritin e lartësimit para Zotit, si kishte urdhëruar Moisiu.

22 Atëherë Aroni i lartësoi duart mbi popull dhe e bekoi. Kështu zbriti pasi e kishte kryer së flijuari flinë e mëkatimit, flinë e shkrumbimit e flinë e pajtimit.

23 Atëherë Moisiu e Aroni hynë në Tendën e takimit. Kur dolën e bekuan popullin. Mbarë popullit iu dëftua lavdia e Zotit.



Fjala e Zotit