1 Shorti i dytë u ra bijve të Simonit sipas vëllazërive të tyre. Prona e tyre
2 ishte në mes të bijve të Judës. Ishte: Bersabeja, Samaja, Molada,
3 Hasersuali, Bela, Asemi,
4 Eltoladi, Betuli, Horma,
5 Sicelegu, Betmarkaboti, Asersuza,
6 Betlebaoti e Saroheni: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
7 Aini, Remoni, Atari e Asani: katër qytete me fshatrat e tyre.
8 Përfshiheshin edhe të gjitha fshatrat rreth këtyre qyteteve deri në Baalatbeer, në Ramatnageb.
Kjo është prona e bijve të Simonit sipas vëllazërive të tyre.
9 Pjesa e bijve të Simonit u mor nga pjesa e bijve të Judës, sepse pjesa, ndarë bijve të Judës, ishte tepër e madhe për ta. Këndej edhe bijtë e Simonit e morën pjesën e pronës së vet në mes të pronës së tyre.
10 Shorti i tretë ra mbi bijtë e Zabulonit sipas vëllazërive të tyre: kufiri i pronës së tyre shtrihej deri në Sarid.
11 Prej këndej në perëndim kufiri shkonte deri në Meralë e mbërrinte në Debaset deri në përruan që është përballë Jeknaamit.
12 Pastaj kthehet prej Saridit në lindje në kufi të Cezeletaborit, del në Daberet e ngjitet përballë Jafies.
13 Prej andej kalon deri në krahun e lindjes të Geteferit, Etakasinit e del në Remon dhe zbret në Noa.
14 Pastaj bën lak në veri tek Hanatoni. Mbaron në luginën Jeftahel.
15 Përfshinte edhe Katetin, Naalolin, Semronin, Jedalën e Betlehemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
16 Ky është trashëgimi i fisit të bijve të Zabulonit sipas vëllazërive të tij, qytete e fshatra të tyre.
17 Shorti i katërt i ra Isaharit sipas vëllazërive të tija.
18 Trashëgimi i tij qe: Jezraeli, Kasaloti, Sunemi,
19 Hafaraimi, Seoni, Anaharati,
20 Rabiti, Cesioni, Abesi,
21 Rameti, Enganimi, Enhada, Betfezezi.
22 Pastaj kufiri prek Taborin, Sehesimën, Betsamesin dhe përfundon në Jordan. Gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
23 Kjo është prona e bijve të Isaharit sipas vëllazërive të tija, qytetet e fshatrat e tij.
24 Shorti i pestë i ra fisit të bijve të Aserit sipas vëllazërive të tija.
25 Kufiri i tyre ishte: Halkati, Kaliu, Beteni, Aksafi,
26 Elmeleku, Amaadi, Mesali dhe arrinte deri në Karmel në perëndim dhe në Sihorlabanat.
27 Atëherë kthehej në drejtim të lindjes në Betdagon dhe shkonte deri te Zabuloni në luginën Jeftael në veri në Betemek e në Nejel. I arrinte Kabulit në krahun e majtë,
28 në drejtim të Abranit, Rohobit, Hamonit e të Kanës deri në Sidonin e Madh.
29 Atëherë kthehej në Ramë deri te qyteti tejet i fortifikuar, që është Tiri. Pastaj kthehej në Hosë, e merrte fund në det. Përfshinte Mahalebin, Akzibën,
30 Amën, Afekun, e Rohobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.
31 Kjo është prona e bijve të Aserit sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.
32 Shorti i gjashtë ra mbi bijtë e Neftaliut sipas vëllazërive të tyre.
33 Kufiri i tyre fillon prej Helefit e prej Qarrit Saananim e prej Adaminecebit, Jebnaelit deri në Lekum dhe shkon e mbaron në Jordan.
34 Atëherë kufiri kthen drejt perëndimit në Aznotabor e prej këndej shkon në Hukokë dhe në jug përpiqet me Zabulonin, kurse në perëndim me Aserin, në lindje del në Jordan.
35 Qytetet e fortifikuara ishin: Asedimi, Seri, Amati, Rekati, Kenereti,
36 Edema, Rama, Asori,
37 Cedesi, Edrai, Enasori,
38 Jeroni, Magdaleli, Horemi, Betanati e Betsamesi: nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
39 Kjo është prona e fisit të bijve të Neftaliut sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.
40 Shorti i shtatë i ra fisit të bijve të Danit sipas vëllazërive të tyre.
41 Kufiri i pronës së tyre ishte: Saraja, Estaoli, Hirsemesi /d. m. th. Qyteti i Diellit/,
42 Selebini, Ajaloni, Jetela,
43 Eloni, Temna, Akroni,
44 Eltecja, Gebetoni, Baalati,
45 Judi, Benebaraku, Getremoni,
46 Mejarkoni, Arekoni me krahinën në anën e Jopës.
47 Por kufiri i bijve të Danit u shty prej tyre. Bijtë e Danit u ngjitën dhe luftuan kundër Lesemit dhe e pushtuan. Njerëzit i prenë me teh të shpatës, ua morën vendin e banuan në të dhe e quajtën Lesemdan, në emër të Danit, babait të vet.
48 Kjo është prona e bijve të Danit sipas vëllazërive të tyre: qytetet me fshatrat e tyre.
49 Pasi e kryen së ndari tokën me short për secilin fis, bijtë e Izraelit ia dhanë në mesin e tyre pronën Jozuehut, birit të Nunit.
50 Sipas urdhrit të Zotit i dhanë qytetin që ai e kërkoi: Tamnatsaranë në bjeshkët e Efraimit.
Jozuehu ndërtoi qytetin dhe nguli në të.
51 Këto janë pronat që më short i ndanë Eleazari prift, Jozuehu, biri i Nunit, dhe prijësit e vëllazërive të fiseve të bijve të Izraelit në Silo, në praninë e Zotit, te dera e Tendës së Takimit.
Kështu i dhanë fund ndarjes së vendit.