< Joz 14 Joz 16 >
Lexim prej librit të Jozuehut(Joz 15)
15

1 Shorti i fisit të bijve të Judës sipas vëllazërive, qe ky: në anën e kufirit të Edomit drejt shkretëtirës Sin, përballë Nagebit, deri në skajin e fundit të jugut.

2 Kufiri i tyre i jugut shkonte nga maja e Detit të Kripur e prej gjiut të tij që ka në jug.

3 Del pastaj përballë përpjetës Akrabim, kalon në Sin dhe në mesditë ngjitet në Kadesbarne, mbërrin në Esron, ngjitet në Adas e kthen në Karkë.

4 Prej këndej duke përshkuar Asemonën, mbërrin te përroi i Egjiptit e del së fundi në Detin e Madh: ky është kufiri juaj i jugut.

5 Në lindje kufi është Deti i Kripur deri ku derdhet Jordani. Kufiri i veriut fillon nga gjiri i detit e derdhja e Jordanit.

6 Prej këtu kufiri ngjitej drejt Betaglës, vazhdon në veri të Betarabës, kapej te Guri Boen, të birit të Rubenit,

7 ngjitej në Dabir nga lugina Akor dhe bënte bërryl kundër veriut te Galiloti ‑ domethënë rrethet ‑, që janë përballë përpjetës Adomim, që është në jug të përroit, kalon ujërat që quhen Burimi i Diellit dhe mbaron te burimi Rogel.

8 Prej këndej ngjitej nëpër luginën Benenom, në anë të Jebuseut ‑ që është Jerusalemi ‑ në jug. Nga këtu ngjitej drejt e në majë të malit që është përballë luginës Enon në anën e perëndimit e në skajin e fundit të veriut të luginës së Rafaimit.

9 Kalon prej majës së malit deri te burimi i ujit Neftoja e mbërrin deri te fshatrat e malit Efron e zbret në Baalë, që është Kariatiarimi.

10 Prej Baalës kthen kundër perëndimit deri te mali Seir, kah veriu kalon përbri krahut të malit Jarim ‑ d. m. th. Keslonit ‑ dhe zbret në Betsames, kalon në Tamnë

11 dhe mbërrin në anën veriore të Akaronit, zbret në Sekron dhe e kalon malin Baalë, mbërrin në Jebneel e merr fund në det. Kufiri perëndimor është Deti i Madh.

12 Këta janë kufijtë rreth tokës së bijvet të Judës sipas vëllazërive të tija.

13 Kalebit, të birit Jefoneut i dha pjesë në mes të bijve të Judës, siç i urdhëroi Zoti Jozuehut në Kariatarbe /d. m. th. qyteti i Arbeut/, trungut të Enakut, e ky është Hebroni.

14 Kalebi i zhduku tre bijtë e Enakut: Sesain, Ahimanin e Tolmain, pasardhësit e Enakut.

15 Prej andej u ngjit kundër banorëve të Dabirit, që më parë quhej Kariatsefer /d. m. th. Qyteti i Letrarëve/.

16 Kalebi tha: “Kush ta godasë Kariatseferin e ta pushtojë, unë do t’i jap time bijë, Aksën, për grua.”

17 E pushtoi Otonieli, djali i Cenezit, të vëllait të Kalebit. Edhe Kalebi i dha vajzën e vet Aksën për grua.

18 Kjo, kur u martua, ia mbushi mendjen burrit të vet, t’i kërkojë t’et një arë. Ajo zbriti nga gomari e Kalebi e pyeti: “Çfarë ke”?

19 Atëherë ajo iu përgjigj: “Më beko! Ti më dhe Negebin e thatë, ma shto ndonjë tokë me ujë”. Atëherë Kalebi i dha Burimet e sipërme e të poshtme.

20 Kjo qe toka e fisit të bijve të Judës sipas vëllazërive të tija.

21 Qytetet në pronat skajore të bijve të Judës gjatë kufirit të Edomit në Nageb, ishin:

Kapseeli, Ederi e Jaguri,

22 Cina, Dimona e Adada,

23 Kadesi, Asori, Jetnani,

24 Zifi, Telemi, Baloti,

25 Asorhadata, Karioti, Hesroni ‑ d. m. th. Asori ‑

26 Amami, Sama, Molada,

27 Asergada, Hasemoni, Betfeleti,

28 Asersuali, Bersabeeja, Baziotia,

29 Baala, Jimi, Esemi,

30 Eltoladi, Cezili e Harma,

31 Sicelegu, Medemena, Sensena,

32 Lebaoti, Selimi dhe Enremoni: gjithsej: njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.

33 Kurse në Vërri:

Estaoli, Saraa, Asena,

34 Zanoeja, Enganimi, Tapfua, Enaimi,

35 Jerimoti, Adulami, Sokoja, Azeka,

36 Saraimi, Aditaimi, Gedera, Gedero‑ taimi: katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

37 Sanani, Hadasa, Magdalgadi,

38 Deleani, Masfa, Jeceteli,

39 Lakisi, Baskati, Egloni,

40 Keboni, Lehemasi, Cetlisi,

41 Gideroti, Betdagoni, Naama, Maceda: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre:

42 Labana, Eteri, Asani,

43 Jefta, Esna, Nesibi,

44 Cejla, Akzibi, Maresa; nëntë qytete me fshatrat e tyre.

45 Akaroni me qyteza e fshatra të tij.

46 Prej Akaronit deri në det, gjithçka gjendet përbri Azotit me fshatrat e tij.

47 Azoti me qyteza e me fshatra të tij, Gaza me qyteza e fshatra të saj deri në përroin e Egjiptit e në Detin e Madh, që është kufiri.

48 Në Malësi:

Samiri, Jeteri, Sokoja,

49 Dana, Kariatsena ‑ d. m. th. Dabiri,

50 Anabi, Estemoja, Animi,

51 Goseni, Oloni, Giloja: njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

52 Arabi, Duma, Esaani,

53 Janumi, Bettafua, Afeka,

54 Amata, Kariatarbeja ‑d. m. th. Hebroni‑, Siori: nëntë qytete me fshatrat e tyre.

55 Maoni, Karmeli, Zifi, Jota,

56 Jezraeli, Jukadami, Zanoeja,

57 Akaini, Gabaa, Tamna: dhjetë qytete me fshatrat e tyre.

58 Halhuli, Betsuri, Gedori,

59 Mareti, Betanoti, Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.

Tekueja, Efrata, ‑d. m. th. Betlehemi‑, Fegori, Etami, Kuloni, Tatami, Soresi, Karemi, Galimi, Beteri, Manahati: njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

60 Kariatbaali ‑ d. m. th. Kariatiarimi /Qyteti i Pyjeve/ ‑ dhe Areba: dy qytete me fshatrat e tyre.

61 Në Shkretëtirë:

Betaraba, Medini, Sakaka,

62 Nebsani, Qyteti Salis e Engadi: gjashtë qytete dhe fshatrat e tyre.

63 Bijtë e Judës nuk mund i dëbuan jebusenjtë që jetonin në Jerusalem. Kështu jebusenjtë banojnë së bashku me bijtë e Judës në Jerusalem deri në ditën e sotme.



Fjala e Zotit