1 Këta janë mbretërit që bijtë e Izraelit i mundën dhe ua pushtuan tokën përtej Jordanit, në lindje të diellit, që nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe mbarë krahinën lindore të Arabës.
2 Sehoni, mbreti i amorrenjve që banonte në Hesebon. Ai sundonte prej Aroerit, që është i ndërtuar në bregun e përroit Arnon, përmes fushës deri në gjysmën e Galaadit deri në përroin Jabok, i cili është kufi me bijtë e Amonit;
3 në lindje ishte Araba deri në detin e Keneretit e deri në Detin e Kripur në rrugë për krahinën e lindjes që shpie në Betiesimot e përtej në jug deri në rrëzë të Fazgës.
4 Me të kufizohej edhe Ogu, mbreti i Basanit, njëri prej rafaimëve të fundit. Banonte në Astarot e në Edrai. Sundonte malet e Hermonit, në Salekë e mbarë Basanin deri në kufijtë
5 e Gesurit e të Mahatit dhe gjysmën e Galaadit deri në kufi me Sehonin, mbretin e Hesebonit.
6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe izraelitët i kishin mundur. Tokën e tyre Moisiu ua dha për pronë rubenajve, gadajve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.
7 Këta janë mbretërit e vendit që i mundi Jozuehu e bijtë e Izraelit, përtej Jordanit, në anën e perëndimit, prej Baalgadit në fushën e Libanit deri në Malin e Shogët që ngrihet drejt Seirit; këtë Jozuehu ua dha për pronë fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,
8 në Malësi, në Sefelë, në Arabë, në rrafshnaltë, në shkretëtirë e në Nageb: Heteun, Amorreun, Kananeun, Ferezeun, Heveun e Jebuzeun:
9 mbreti i Jerikut, një; \n mbreti i Hajit, afër Betelit, një,
10 mbreti i Jerusalemit, një; \n mbreti i Hebronit, një;
11 mbreti i Jerimotit, një; \n mbreti i Lakisit, një;
12 mbreti i Eglonit, një; \n mbreti i Gazerit, një;
13 mbreti i Dabirit, një; \n mbreti i Gaderit, një;
14 mbreti i Hermës, një; \n mbreti i Heredit, një;
15 mbreti i Lebnës, një; \n mbreti i Odulamit, një;
16 mbreti i Macedës, një; \n mbreti i Betelit, një;
17 mbreti i Tapfuasë, një; \n mbreti i Oferit, një;
18 mbreti i Afekut, një; \n mbreti i Saronit, një;
19 mbreti i Madonit, një;\n mbreti i Azorit, një;
20 mbreti i Semeronit, një;\n mbreti i Aksafit, një;
21 mbreti i Tenakut, një; \n mbreti i Magedos, një;
22 mbreti i Kadesit, një;\n mbreti i Jeknaamit në Karmel, një;
23 mbreti i Dorit në krahinën e Dorit, një; \n mbreti i popujve të Galgalës, një;
24 mbreti i Tersës, një;\n
gjithsej mbretër: tridhjetë e një.