< Jl 2 Jl 4 >
Lexim prej librit të Joelit(Jl 3)
3

1 E pas këtyre:
Do ta ndikoj Shpirtin tim
mbi çdo njeri
e do të bëhen profetë bijtë e bijat tuaja,
pleqtë tuaj ëndrra do të shohin,
djelmoshat tuaj do të kenë vegime.

2 Madje edhe mbi skllevër të mi burra e gra,
në ato ditë do ta ndikoj Shpirtin tim.

3 Do të bëj shenja të bindshme në qiell e në tokë:
gjak e zjarr e shtylla tymi!

4 Dielli do të kthehet në terr
e hëna në gjak
para se të vijë dita e Zotit
e madhe dhe e tmerrshme!

5 Do të ndodhë:
Gjithkush që ta thërrasë emrin e Zotit
do të shëlbohet,
sepse shpëtimi do të jetë
në Malin Sion e në Jerusalem
sikurse tha Zotynë
e ndër të mbeturit gjallë ata
që Zoti t’i thërrasë.



Fjala e Zotit