1
Bini borisë në Sion,
lëshoni kushtrim në malin tim të shenjtë!
Le të dridhen të gjithë banorët e vendit,
se erdhi Dita e Zotit,
sepse është afër!
2 Ditë errësire e ditë terri, ditë reje e thellimi!
Si agimi shtrihet përmbi malenjë popull i madh dhe i fortë:një i tillë s’ka qenë më parë, një i tillë nuk do të jetë pas
në vjetët e ardhshme brez pas brezi!
3 Para tij zjarri përpin
e pas tij flaka përlan! Para tij vendi është
si kopsht parajse,e pas tij shkatërrim shkretëtire!
Asnjë gjë nuk i shpëton!
4 Për nga dukja i ngjan kalit
e vrapojnë porsi kalorësit.
5 Ushtimë katërrotash të duket,kërcejnë përmbi maja malesh,si pëlcitje flake zjarri
kur hamallët digjen shkrumb,
porsi ushtria e shumtë,për luftë e gatshme!
6 Para tyre dridhen popujt,
zhukë fytyra u bëhet.
7 Vrapojnë porsi trima, porsi luftëtarët mureve u kapen,secili ecën udhës së vet
e s’u shmangen shtigjeve të veta.
8 Asnjëri s’e ngushton vëllain e vet, secili ecën drejtimit të vet,
përshkohen përmes shigjetash e nuk ndalen!
9 Hyjnë në qytet,
në mure ngjiten,
në shtëpi zbresin,
nëpër dritare porsi cubat hyjnë.
10 Para tij u trand toka,
u tund qielli,
u errësuan dielli e hëna,
edhe yjet zunë të mos ndritin!
11 Edhe Zoti bëri të dëgjohet
zëri i tij në krye të ushtrisë së vet.Vërtet është e madhe ushtria e tij,
e fortë edhe zbatuese e urdhrit të tij!
Vërtet është e madhe Dita e Zotit,
shumë e tmerrshme, kush mund t’i bëjë ballë?
12 “Që tani është fjala e Zotit
kthehuni me gjithë zemër kah unë,
me agjërim, me vaj e dënesje!
13 Shqyeni zemrat e jo petkat,
kthehuni kah Zoti Hyji i juaj,
sepse është i butë e edhe i mëshirshëm, i durueshëm e shumë i dhimbshëm,
ndien keqardhje për fatkeqësi.”
14 Kush e di? Ndoshta kthehet edhe fal
e lë pas vetes, ndoshta, bekimin!
Kushte, njomje
Zotit Hyjit tuaj!
15 Bini borisë në Sion!Shenjtërohuni me agjërim,
shpalleni një mbledhje të shenjtë!
16 Bashkojeni popullin,
shenjtërojeni mbledhjen,
mblidhni pleqtë,
mblidhni të vegjlit e foshnjat e gjirit, le të dalë dhëndri nga dhoma e vet,
le të dalë nusja nga oda e vet!
17 Ndërmjet tremes dhe lterit
le të qajnë priftërinjtë
shërbëtorët e Zotit
e le të thonë:“Fale, o Zot, popullin tënd,
mos lejo të turpërohet prona jote
e të sundojnë mbi të paganët!” Përse të thuhet ndër paganë:
“Ku është tani Hyji i tyre?”
18 Iu dhembs Zotit toka e vet, e fali popullin e vet.
19 Iu përgjigj pop’llit të vet Zoti:
“Ja se unë po ju dërgoj
drithra, verë edhe vaj, do të keni gjithsa t’ju duhet!
E askurrë më s’do të lejoj
të bëheni turp për paganë.
20 Atë që vjen prej Veriut, larg do ta tres prej jush,
do ta hedh në vend të thatë e të shkretë:
pararojën në det të lindjes, praparojën në det të perëndimit: do t’i ngjitet lart qelbësira, do t’i ngjitet lart kalbësira.”
Sepse bëri punë të mëdha.
21 Mos ki frikë, o Tokë, gëzo e galdo,
sepse Zoti bëri punë të madhe!
22 Mos u trembni, kafshët e vendit, kullotat e shkretëtirës lulëzuan,
i dhanë pemët frutat e veta, pasurinë e vet e dha
fiku edhe hardhia.
23 Bij të Sionit, shpërtheni në hare, gëzohuni në Zotin Hyjin tuaj,
sepse jua dhuroi
shiun e drejtësisë
e bëri të zbresë mbi ju
shiu i hershëm edhe i voni
si më parë!
24 Lëmenjtë do të mbushen me grurë,
tinarët do të mbushen plot e përplot
me verë të re e me vaj të freskët.
25 Unë do t’jua plotësoj gjërat
që jua përlau
karkaleci e krimbaleshi, bujkthi e vemja
ushtria ime e madhe
që e çova kundër jush.
26 Do të hani e do të ngiheni,
do të lëvdoni emrin e Zotit Hyjit tuaj,
sepse bëri mrekulli me ju:
kurrë më populli im nuk do të turpërohet!
27 Do ta dini se jam vetë mes Izraelit,unë Zoti, Hyji juaj,
e tjetër s’ka:kurrë më turp për popullin tim!