1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Joelit, birit të Fatuelit.
2 Dëgjojeni, këtë, o pleq,vërjani veshin e kuptoni,të gjithë ju, o banuesit e tokës!
Një gjë e tillë a ndodhi në ditët tuaja
ose në ditët e etërve tuaj?
3 Tregojuni bijve tuaj,e bijtë tuaj bijve të vet
e bijtë e tyre breznisë së ardhshme!
4 Çka la vemja e hëngri karkaleci,karkaleci ç’la e hëngri krimbaleshi,
krimbaleshi ç’la e hëngri bulkthi!
5 Zgjohuni, të dehur, e vajtoni, ulëritni të gjithë që pini verë
përmbi musht që prej gojës ju hoq!
6 Sepse u sul kundër vendit tim
një popull i madh që nuk mund të numërohet:
dhëmbët e tij porsi të luanit,
e dhëmballët si të luaneshës!
7 Vreshtin tim e ktheu në shkretëtirë,
gemat fiqve ua cungoi,
i zhveshi edhe i flaku,
u zbardhuan gemat e tij!
8 Qaj si vasha e veshur në zi
për të fejuarin e rinisë së vet!
9 U zhduk kushti edhe njomja
nga Shtëpia e Tenzot; në zi u veshën priftërinjtë, shërbëtorët e Tenzot.
10 U përmbys anembanë fusha,
vajton toka,
sepse drithi është dëmtuar,
mbaroi mushti, sharroi vaji!
11 Vajtoni, o bujq, dënesni, vreshtarë, përmbi grurë e përmbi elb,
se mbaruan të korrat!
12 U tha hardhia,
u vyshk fiku,
shega, palma edhe molla,
të gjitha pemët e fushës u thanë!
U fik gëzimi
prej bijve të njerëzve!
13 Vishuni me grathore e qani, o priftërinj, vajtoni, o shërbëtorë të lterit!Ejani, në grathore flini, shërbëtorët e Hyjit tim,
se mbaroi në Shtëpi të Hyjit tuaj
flia e kushtit edhe e njomjes.
14 Shenjtërohuni me agjërim,
shpalleni një mbledhje të shenjtë,
bashkoni pleqtë, të gjithë banorët e vendit
në Shtëpinë e Hyjit tuaj!
Thuajini Zotit:
15 “Eheu, ditë e zezë!U afroka Dita e Zotit:si shkatërrim po vjen prej të
Gjithëpushtetshmit!
16 Ushqimet, vallë, s’u zhdukën
para syve tuaj,gëzimi e harejaprej Shtëpisë së Hyjit tuaj?”
17 U kalb fara për nën buca, u rrëzuan drithnikët, u rrënuan grunarët,
pse u zhduk drithi.
18 Pse gjëmojnë kafshët?Pse tërbuar janë loritë e gjedhit?
Pse kullotë për to më s’ka!Mbaruan dhe grigjat e deleve!
19 Ndihmë, o Zot, te ti bërtas,
sepse zjarri i përlau
kullotat e shkretëtirës,flaka i dogji
të gjitha pemët e fushës!
20 Madje edhe të malit egërsirat
rënkojnë drejt teje,sepse u shterën burimet,edhe zjarri i përpiu
kullotat e shkretëtirës.