1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar profetit Jeremi kundër filistinëve para se faraoni ta pushtonte Gazën.
2 Kështu thotë Zoti:
“Ja, po fryhen ujërat nga Veriu
porsi përroi kur ame del,
vërshojnë tokën e çka është mbi të,
qytetet e banorët e tyre!
Njerëzit të madhe do të gërthasin,
ulërijnë të gjithë banuesit e tokës
3 nga krisma e thundërzave të kuajve të tij të fortë,
nga rropama e karrocave të tij,
nga ushtima e rrotave të tij.
Etërit më për fëmijët e vet s’shikojnë,
duart e tyre pa fuqi kanë mbetur,
4 pse arriti dita e shfarosjes së të gjithë filistinëve,
kur Tirit e Sidonit do t’i zhduket
edhe më i sprasmi ndihmës:
po Zoti po i asgjëson filistinët,
tepricat e ujëdhesës Kaftor.
5 Rruar kokën e ka Gaza,
vër me gojë s’bën Askaloni!
Ju tepricat e enacimëve,
der’kur fytyrën do të gërvishtni?
6 Eheu, shpata e Tenzot,
deri kur nuk do të pushosh?
Kthehu në mill, pusho e hesht!
7 Si të pushojë kur Zoti e urdhëroi
të veprojë kundër Askalonit,
kundër brigjeve bregdetare,
aty Ai i shënoi cakun!