< Jer 44 Jer 46 >
Lexim prej librit të Jeremise(Jer 45)
45

1 Fjala që ia drejtoi profeti Jeremi Barukut, birit të Nerisë, kur i shkroi këto fjalë në libër sipas diktatit të Jeremisë, në vitin e katërt të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës:

2 Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, në lidhje me ty, o Baruk.

3 Ti vetë the: ‘Vaj për mua të mjerin, që Zoti po i shton trishtimit tim dhimbje! U këputa duke dënesur e, megjithatë, nuk mund të gjej pushim!’

4 Kështu thuaji atij: Kështu thotë Zoti: Çka kam ndërtuar, unë e rrënoj e, çka kam mbjellë, unë e çrrënjos ‑ mbarë këtë tokë!

5 E ti kërkon për ty punë të mëdha? Mos i kërko! Ja, unë do të sjell mjerim mbi çdo njeri ‑ është fjala e Zotit ‑por ty do ta dhuroj jetën tënde si pre në çdo vend që të jesh e kudo që të shkosh!”



Fjala e Zotit