< Jb 25 Jb 27 >
Lexim prej librit të Jobit(Jb 26)
26

1 Jobi e mori fjalën e tha:

2 “Se ç’ndihmë të fortë po i sillke të ligshtit,

ç’e forcove heu krahun e mekur!

3 Ç’këshill të mirë po i jep të padijshmit,

urtësinë tënde bukur e tregove!

4 E kujt ti kështu fjalën ia drejtove?

Ç’shpirt është ai që prej teje doli”?

Biseda e Baldadit /vazhdim/

5 “Poshtë në Nëntokë hijet gjëmojnë,

dridhen ujërat dhe banorët e tyre,

6 para tij është Sheoli cullak,

lakuriq është humnera e tmerrshme.

7 Shtrin veriun përmbi zbrazëti,

e mban tokën varur për asgjëje.

8 E kyç ujin në retë e veta,

nën peshë të tij nuk shqyhen retë.

9 Mbulon f’tyrën e fronit të vet,

mbi të shtrin mjeg’llën e vet.

10 Cak rrethues u vuri ujërave

në kufi të dritës e të errësirës.

11 Të kupës qiellore tmerrshëm trand shtyllakët,

prej frikës dridhen në qortimin e tij.

12 Me forcë të veten në fre Detin e mban,

e godet me dije të vet Rahabin.

13 Fryma e tij e kthjellon Qiellin,

dora e tij shpon Shlligë flut’ruesen.

14 Vepra të tija këto s’janë veç një pjesëz

e ne s’dëgjojmë veç një jehonë të lehtë,

të Madhërisë së tij kush bubullimën

është në gjendje ta kuptojë”?!



Fjala e Zotit