< Jb 24 Jb 26 >
Lexim prej librit të Jobit(Jb 25)
25

1 Baldad Suhiti mori fjalën e tha:

2 “Në dorë të tij është pushteti e tmerri.

Ai e ruan paqen në lartësitë e veta.

3 Pse a mund të numërohet ushtria e tij?

Drita e tij mbi kë s’ndriçon?

4 E si njeriu i drejtë të jetë para Hyjit?

Bami i gruas si mund të jetë i pastër?

5 Deri hëna para tij s’bën dritë,

para tij as yjet të pastër s’janë,

6 aq më pak njeriu kalbësirë,

i njeriut bami ‑ ky krimb”!



Fjala e Zotit