Duke ngarkuar...

< Jb 22 Jb 24 >
Lexim prej librit të Jobit(Jb 23)
23

1 U përgjigj Jobi edhe tha:

2 “Edhe taniankimin e kam të hidhur, rëndë mbi mua peshon dora e tij.

3 Sikur të dija vetë Atë ta gjeja, oh të mbërrija deri në fron të tij!

4 Një gjykim para Tij do të hapja, plot arsye do të ishte goja ime.

5 Do t’i ndjeja arsyet që do të më jepte, do të kuptoja se çka Ai do të më thoshte.

6 A do të nxehej në rragatje me mua? Jo! Mjaft do të më dukej të më dëgjonte ankimin!

7 Atëherë do të shihte nje kundërshtar të drejtë, çështja ime do të dilte ngadhënjyese.

8 Në shkofsha në lindje Ai s’do të më dëftohet, as në perëndim s’do ta takoja,

9 majtë n’u sjellsha askund s’do ta ndeshja, nëse marr djathtas, syri s’do të ma shohë.

10 E pra, jetën Ai mua mirë ma njeh, le të më sprovojë: ar i pastër dal!

11 Këmba ime gjurmëve të tija ecën, kurrë s’e shmanga në jetë udhën e tij.

12 Pikë për pikë Ligjin ia kam mbajtur, fjalët e tija në zemër i kam vënë.

13 Çfarë vendos kush e bën të ndërrojë? Çka synoi Ai gjithmonë e zbatoi.

14 Do të zbatojë ç’ka në mend për mua, si çdo tjetër që e ka shestuar.

15 Prandaj dridhem para tij, e mendoj e frika më kap.

16 Hyji zemrën më ka ligështuar, i Gjithpushtetshmi më ka tmerruar.

17 S’është errësira që më merr jetën, as terri që f’tyrën më mb’lon.



Fjala e Zotit