1 Atë vit, kur Tartani, i dërguar nga Sargoni, mbreti i asirianëve, erdhi në Azot, e sulmoi dhe e pushtoi Azotin,
2 po në atë kohë Zoti foli me anë të Isaisë, birit të Amosit. Ai i tha: “Shko, hiqe grathoren nga ijët e tua dhe hiqi sandalet nga këmbët e tua.” Ai bëri ashtu dhe ecte zhveshur e zbathur.
3 Zoti tha atëherë: “Sikurse shërbëtori im Isaia eci për tre vjet lakuriq e zbathur, si shenjë e parakallëzim për Egjiptin e për Etiopinë,
4 po kështu mbreti i asirianëve do t’i çojë robërit nga Egjipti e të humburit nga Etiopia, të rinj e të vjetër, të zhveshur e të zbathur, me prapanicë jashtë për turpin e Egjiptit.
5 Atëherë do të ligështohen e do t’i mbulojë turpi për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre e për shkak të Egjiptit, nderit të tyre.
6
Dhe banorët e këtij bregdeti do të thonë atë ditë: ‘Ja, kjo ishte shpresa jonë, ku u strehuam për ndihmë që të shpëtonim nga mbreti i Asirisë! E tani si do të gjejmë shpëtim?’“