< Fu 30 Ksh 1 >
Lexim prej librit të Fjalëve të urta(Fu 31)
31

1 Fjalët e Lamuelit, mbretit të Masës,

që ia mësoi e ëma:

2 Mos biri im! Mos biri i zemrës sime!

Mos biri i kushteve të mia,

3 mos ua jep grave pasurinë tënde,

jetën tënde atyre që i rrënojnë mbretërit!

4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lamuel,

nuk u ka hije mbretërve të pinë verë

as princave t’u lakmojnë pijeve të forta,

5 sepse, duke pirë, e harrojnë ligjin

dhe e tradhtojnë të drejtën e njerëzve të mjerë.

6 Jepni pije alkoolike atij që do të sharrojë

e verë atyre që e kanë shpirtin në trishtim:

7 le të pijë e le ta harrojë mjerimin e vet

dhe s’do të kujtohet më për vuajtjen e vet.

8 Hape gojën për të mirën e të pagojit

e për të gjithë ata që i ka shkelur fati!

9 Hape gojën për të gjykuar drejt,

jepja të drejtën nevojtarit e skamnorit.

10 Ku mund të gjendet një grua vërtet burrneshë?

Është shumë më e çmueshme se gurët e paçmueshëm.


11 Zemra e burrit të saj ka besim në të

dhe pasuria nuk do t’i mungojë.


12

Ajo i bën mirë e kurrë keq

në të gjitha ditët e jetës së vet.


13

Ajo gjen lesh e li

e punon hareshëm me duar të veta.


14

Ajo është si anija tregtare

që sjell ushqim prej së largu.


15 Ajo zgjohet me natë

për t’ua bërë gati robëve të shtëpisë ushqimin

e për t’ua caktuar punën shërbëtoreve.

16 Ia lëshon syrin një are? E blen atë.

Me frytin e duarve të veta mbjell vreshtin.

17 Me fuqi i ngjesh ijët e veta

e me forcë i luan krahët në punë.

18 E sheh dobinë e punës së vet

dhe dritëza e saj nuk fiket kurrë natën.

19 Furkën e merr në dorë

e me gishta e sjellë boshtin.

22 Shuplakat e veta i ka hapur për nevojtarin

dhe ua ngjet dorën të mjerëve.

21 S’e dron të ftohtët e borës për familjen e vet:

të gjithë anëtarët e familjes i kanë nga dy palë petka.

22 Për vete ajo punon shtrojë e mbulojë;

petkat e saja janë prej liri të hollë e mëndafshi.

23 Burri i saj ndahet në shenjë në Log të kuvendit,

kur rri me krerët e vendit.

24 Bën pëlhurë dhe ëshet,

tregtarit kananeas breza i shet.

25 Është e kërthnestë në shëndet e plot madhëri,

e pret të nesërmen me buzë në gaz.

26 Kur hap gojën flet urti,

në gjuhën e saj: mësim përshpirtërie.

27 Vëren me kujdes sjelljet e anëtarëve të familjes

dhe s’e ha bukën e përtacisë.

28 Bijtë e saj ngriten për ta shpallur të lume

e burri i saj e lavdëron e thotë:

29

“Shumë gra kanë vepruar burrërisht,

por ti ua ke kaluar të gjithave!”     

30 Hijeshia është e rreme e bukuria është e kotë:

gruaja që e druan Zotin, ja, e cila duhet lavdëruar!

31 Le t’i gëzojë frytet e duarve të veta,

le ta lavdërojnë para popullit



Fjala e Zotit