< Ps 150 Fu 2 >
Lexim prej librit të Fjalëve të urta(Fu 1)
1

1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit:

2 për ta njohur urtinë e disiplinën,

për t’i kuptuar fjalët e mençurisë,

3 për ta pranuar dijen e mësimit,

të drejtësisë, të gjykimit e të së drejtës,

4 që t’u jepet të papërvojëve shquartësia,

të riut kuptimi dhe përsiatja.

5 Le të dëgjojë i urti dhe do ta shtojë dijen

dhe i kuptueshmi do të fitojë aftësinë e këshillës,

6 do t’i marrë vesh fjalët e urta e alegoritë,

fjalët e të urtëve e gjëegjëzat e tyre.

7 Frika e Zotit është fillimi i urtisë,

por të marrët e përbuzin urtinë dhe mësimin.

@@@

I urti: ikën nga shoqëria e djelmoshave të këqij

8 Dëgjoje, biri im, mësimin e tyt et

dhe mos e përbuz shtjellimin e Ligjit të nënës sate,

9 sepse do të jenë kezë për kokën tënde,

gjerdan për qafën tënde.

10 Biri im, nëse të joshin mëkatarët,

assesi mos prano!

11 Nëse të thonë: “Eja me ne,

të dalim në pritë për të derdhur gjak,

ta presim në pritë të pafajshmin më kot;

12 për t’i gëlltitur gjallë porsi Nëntoka,

shëndosh e mirë porsi ata që zbresin në varr:

13 do të bëjmë pre çdo gjë të paçmueshme,

do t’i mbushim shtëpitë tona me të gjitha të mirat.

14 Qit short me ne,

të gjithë së bashku do të kemi vetëm një kuletë;”

15 biri im, ruaj se shkon me ta,

rrudhe këmbën tënde nga shtigjet e tyre.

16 Sepse këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes

dhe nxitojnë për të derdhur gjak.

17 Më kot veç hidhet rrjeta para syve të shpendëve.

18 Të tillët vënë pritë kundër gjakut të vet

dhe të keqen ia mendojnë vetvetes.

19 I tillë është fundi i secilit që jepet pas cubnisë,

ia merr jetën atij që pas saj jepet.

20 Urtia del përjashta e predikon,

nëpër sheshe e lartëson zërin e vet,

21 u flet kalimtarëve udhëve kryesore,

në logje të qytetit thotë fjalët e saj, e thotë:

22 ”Deri kur, o kakareça, do ta doni

papjekurinë,

e përqeshësit do ta dëshirojnë përqeshjen

e të marrët do ta urrejnë urtinë?

23 Vështroni qortimet e mia!

Ja, para jush po e hap shpirtin tim,

do t’jua tregoj fjalët e mia.

24 E pra, ju thirra e ju nuk deshët,

jua shtriva dorën e askush s’m’i lëshoi sytë,

25 i përbuzët të gjitha këshillat e mia,

e s’vratë vesh për qortimet e mia.

26 Po edhe unë do të qeshem për rrënimin tuaj,

do të bëj lojra kur ju t’ju kapë frika,

27 kur tmerri si stuhi të sulet mbi ju,

kur thellimi t’ju shkundë për sosje,

kur t’ju mbulojë vështirësia e shtrëngimi.

28 Atëherë do të më thërrasin, por unë s’do të përgjigjem,

me ngulm do të më kërkojnë, por nuk do të më gjejnë.

29 Pasi e kanë urryer disiplinën

dhe nuk e zgjodhën frikën e Zotit,

30 as s’e pranuan këshillin tim

dhe i përbuzën të gjitha qortimet e mia,

31 do ta hanë frytin e sjelljes së vet

do të ngopen me rrjedhojat e këshillave të veta.

32 Iria për arsimim do t’i mbytë të thjeshtët,

vetësiguria do t’i vrasë marranat.

33 E kush do të më dëgjojë mua, i qetë do të pushojë

edhe do të jetë në paqe pa frikën e së keqes”.

 



Fjala e Zotit