< Es 9 1Mak 1 >
Lexim prej librit të Esterës(Es 10)
10

1 Mbreti Asuer i ngarkoi me paga e të dhjeta tokën dhe ishujt e detit

2 Të gjitha veprat e mëdha e të sundimit të tij të fuqishëm, si dhe madhëria në të cilën e lartësoi Mardokeun, janë të shkruara në Librin e Kronikave të mbretërve të medëve e të persianëve,

3 se si pra, Mardokeu, një jude, u bë i dyti pas mbretit Asuer, njeri i madh në sy të judenjve, i pranuar nga vëllezërit e vet, si luftëtar që kërkoi të mirën e popullit të vet dhe veproi për paqen dhe mirëqenien e gjakut të vet.



Fjala e Zotit