1 Në muajin e tretë të daljes së Izraelit prej dheut të Egjiptit, po atë ditë aritën izraelitët në shkretëtirë të Sinait.
2 Si u nisën prej Rafidimit, arritën në shkretëtirë të Sinait, aty ngulën fushimin; në shkretëtirë ngulën zemërimin përballë malit.
3 Moisiu u ngjit te Hyji. Zoti e thirri prej malit e i tha: “Thuaj kështu shtëpisë së Jakobit e kumtoj izraelitët:
4 Ju vetë patë se çfarë u bëra egjiptianëve,
se si juve ju kam bartur mbi krahët e shqiponjave e ju kam sjellë deri tek unë.
5 Prandaj, nëse do të ma dëgjoni fjalën
e do ta mbani Besëlidhjen time,
ju do të jeni ndër të gjithë popujt prona ime,
‑ imja është mbarë toka‑.
6 Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh, e një popull i shenjtë.
Këto janë fjalët që do t’ua thuash bijve të Izraelit”.
7 Moisiu u kthye, i bashkoi krerët e popullit dhe u tregoi gjithçka i kishte urdhëruar Zoti.
8 Mbarë populli u përgjigj njëzëri: “Do të bëjmë gjithçka tha Zoti.”
Moisiu ia ktheu Zotit përgjigjen e popullit.
9 Zoti i tha Moisiut: “Ja unë po vij te ti në një re të dendur që, kur të flas me ty, të dëgjojë populli e të ketë besim përherë edhe në ty”. Kështu Moisiu ia solli Zotit fjalët e popullit.
10 Zoti i tha Moisiut: “Shko te populli e bëje gati sot e nesër. Le t’i lajnë petkat
11 e të jenë gati për të tretën ditë, sepse të tretën ditë Zoti do të zbresë në sy të mbarë popullit mbi malin Sinai.
12 Vëre për popull gjithkund përreth një cak e urdhëro: Ruajuni se ngjiteni në mal, as rrëzën e malit mos e prekni! Kushdo ta prekë malin, do të vritet.
13 Porse të tillin askush s’guxon ta prekë me dorë: do të vritet me gurë ose do të shporohet me shigjeta.
Qoftë ai njeri ose kafshë, nuk do të lihet gjallë.
Vetëm pasi të ketë rënë briri, do të mund të ngjiten në mal”.
14 Atëherë Moisiu u ul prej malit e shkoi te populli, i cili u përgatit si tha Moisiu: i lanë petkat e veta.
15 Moisiu u tha: “Jini gati për të tretën ditë: mos u afronu grave”.
16 Erdhi e treta ditë dhe zbardhi drita: u ndien bubullima, shpërthyen vetëtima, një re tejet e dendur e mbuloi malin. Boria jehoi thekshëm dhe u dridh populli që ishte në zemërimië.
17 Atëherë Moisiu e bëri popullin të dalë nga zemërimia në takim me Hyjin. Populli qëndroi në këmbë rrëzë malit.
18 Krejt mali i Sinait s’ishte tjetër por tym, sepse Hyji kishte zbritur në zjarr mbi të e tymi i tij ngritej porsi tym furre. I tërë mali tundej tmerrësisht.
19 Zëri i bririt vinte gjithnjë e rritej: Moisiu fliste me Hyjin e Hyji i përgjigjej me bubullimë.
20 Zbriti, pra, Hyji mbi malin Sinai, në majë të malit, dhe e thirri Moisiun në majë të malit. Moisiu u ngjit.
21 Zoti i tha Moisiut: “Zbrit e porosite popullin të mos e kapërcejë cakun me qëllim që ta shohë Zotin: ndryshe do të bjerë vdekur një shumicë e madhe.
22 Po edhe priftërinjtë që do t’i afrohen Zotit, le të jenë të pastër, ndryshe Zoti do t’i shqimë”.
23 Moisiu i tha Zotit: “Populli nuk ka si të ngjitet në malin Sinai, sepse ti vetë na porosite kur the: ‘Vëre cakun gjithkund përreth e shpalle të shenjtë malin’”.
24 E Zoti i tha: “Shko, zbrit, pastaj ngjitu bashkë me Aronin, kurse priftërinjtë dhe populli të mos i kalojnë caqet, as të mos ngjiten te Zoti, ndryshe do të vriten”.