< 1Gjn 5 3Gjn 1 >
Lexim prej letrës së dytë të Shën Gjonit apostull (2Gjn 1)
1

1

Udhëheqësi, Zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të cilët unë i dua në të Vërtetën, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e njohin të Vërtetën,

2 – për arsye të së Vërtetës që është vazhdimisht në ne dhe do të jetë me ne në amshim:

3 Qoftë me ne hiri, mëshira dhe paqja, që na vijnë prej Hyjit Atë, dhe prej Jezu Krishti, Birit të Atit, në të vërtetë e në dashuri.

4 U gëzova pa masë pse ndër fëmijët e tu gjeta disa që ecin udhës së të vërtetës, sipas urdhrit që morëm prej Atit.

5 Tani, po të bëj lutje, o Zonjë – jo sikurse të shkruaja një urdhër të ri, por atë që e patëm që prejfillimit – ta duam njëri-tjetrin!

6 Dhe ja, çka është dashuria: të ecim urdhërimeve të tij! Ky është urdhri që e dëgjuat që prejfillimit: që të jetoni në të!

7 Sepse shumë ngashnjyes morën dheun: këta nuk pranojnë se Jezu Krishti është bërë njeri i vërtetë. Kush mëson kështu është gënjyes, Antikrisht!

8 Kini kujdes vetveten që të mos humbisni çka keni fituar, por ta merrni shpërblimin e plotë.

9 Kush kalon përtej dhe nuk qëndron në mësimin e Krishtit, nuk ka Hyj. Kush qëndron në mësim, ka edhe Atin edhe Birin.

10 Nëse ndokush vjen te ju dhe nuk sjell me vete këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni.

11 Sepse, kush e përshëndet, bëhet pjesëtar i veprave të tij të këqija.

12 Edhe pse kam shumë për t’iu shkruar, s’desha ta bëj këtë me letër e me ngjyrë, sepse shpresoj se do të vij te ju dhe do të flas gojarisht që gëzimi ynë të jetë i plotë.

13 Të bëjnë të fala bijtë e Motrës sate të zgjedhur.



Fjala e Zotit