1 Juda dëgjoi për zërin e romakëve se janë të fuqishëm me ushtri, se janë të gatshëm t’u ndihmojnë të gjithëve për çka u kërkonin ndihmë, dhe se bënin miqësi me të gjithë ata që u drejtoheshin atyre.
2 Vërtët ishin shumë të fuqishëm. I treguan luftërat e tyre e fitoret e mëdha që i arritën në Galaci, si i pushtuan dhe i vunë nën të dhjeta
3 dhe sa bënë në krahinën e Hispanisë, se si i pushtuan minierat e arit e të argjendit që janë atje;
4 se si e pushtuan atë vend me urtësi e me durim - vendi ishte shumë larg prej tyre-; se si i zhdukën dhe i goditën keqas fort mbretërit që kishin ardhur kundër tyre nga skajet e tokës dhe se si disa u sjellin tatime për çdo vit.
5 I kishin mandej mundur në luftë e nënshtruar Filipin e Perseun, mbretin e citinjve, si edhe të gjithë ata që kishin marrë armët kundër tyre: të gjithë i kishin mundur në luftë e i kishin pushtuar.
6 Edhe Antiokun, mbretin e madh të Azisë, që u kishte shpallur luftë e kishte njëqind e njëzet elefantë e kalorsësi e karroca lufte e ushtri tejet të madhe: mori vesh se e kishin thyer.
7 Madje e kishin zënë gjallë dhe se i kishin urdhëruar të paguajë ai e pasardhësit e tij tatime të rënda, të japë pengje e të pranojë marrëveshjen,
8 i mori krahinën e Indisë, Medinë, Lidinë dhe disa nga më të bukurat krahina të tyre e ia dha mbretit Eumen.
9 Mori vesh se si grekët kishin pasë vendosur të shkojnë e t’i asgjësojnë. Romakët e morën vesh,
10 dërguan kundër tyre vetëm një prijës ushtarak. Luftuan kundër tyre e prej grekëve ranë të vrarë një shumicë e madhe, gratë e fëmijët e tyre ua morën skllevër, i plaçkitën, ua pushtuan vendin, ua rrënuan fortesat dhe i kthyen në robëri deri në ditën e sotme.
11 Po ashtu edhe mbretëritë e tjera dhe ishujt që u kundërshtuan, i shfarosën dhe i shtruan nën sundim.
12 Lidhur me miqtë e tyre, me ata që mbështeten në ta, e kishin ruajtur miqësinë. Kishin pushtuar mbretër të afërm e të largët e, kushdo e dëgjonte emrin e tyre, i kishte frikë.
13 I ndihmojnë kujt duan. Mbretërojnë ata që i çmojnë të denjë të mbretërojnë, të tjerët i flakin nga froni. Janë në kulmin e pushtetit!
14 E me të gjitha këto asnjë s’mbante kurorë, s’veshte purpur për t’u madhështuar me të.
15 Kanë themeluar këshillin, në të cilin këshillohen çdo ditë treqind e njëzet anëtarë duke peshuar vazhdimisht punët e popullit që gjithçka të shkojë mbarë.
16 Njërit prej tyre i besojnë
për një vjet sundimin e drejtimin e krejt mbretërisë së vet. Të gjithë e dëgjojnë njërin e ndërmejt tyre s’ka
as smirë as zili.
17 Juda e zgjodhi Eupolemin, birin e Gjonit të Akosit edhe Jasonin, birin e Eleazarit, e i dërgoi në Romë të bëjnë me ta miqësi e lidhje
18 që të çlirohen nga zgjedha, sepse e shihnin se mbretëria e grekëve izraelitët i kishte bërë skllevër.
19 Ata - pas një udhëtimi shumë të gjatë - arritën në Romë, hynë në senat, morën fjalën e thanë:
20 ”Juda Makabe e vëllezërit e tij dhe populli judeas na kanë dërguar te ju të bëjmë lidhje e paqe me ju, e që të jemi të shkruar në numrin e aleatëve e të miqve tuaj.”
21 Kjo kërkesë u pëlqeu senatorëve.
22 Ja dysheritja e letrës që e shkruan mbi pllaka të bronzta dhe e dërguan në Jerusalem, që t’u jetë atryre si dokument paqeje e besëlidhjeje:
23 “Paçin romakët e populli judeas fat të mbarë në det e në terik gjithherë! Shpatë e armik qofshin larg tyre!
24 Nëse do të ketë luftë, më parë kundër Romës ose edhe kundër çdo aleati të tij në mbarë perandorinë e saj,
25 populli i judenjve do të sjellë ndihmë me plot zemër ashtu si ta kërkojnë rrethanat.
26 Armiqve nuk do t’u japë as s’do t’i furnizojë me drithë, armë, argjend e anije: kështu ka vendosur Roma dhe do t’i zbatojnë detyrimet e veta pa pritur farë shpërblimi.
27 Gjithashtu, po qe se populli i judenjve do të bjerë më parë në luftë, romakët do t’u ndihmojnë me gjithë shprit aq sa t’iu lejojnë rrethanat.
28 Ndihmësve nuk do t’u jepet drithë, armë, argjend as anije. Kështu vendosi Roma. Do t’i mbaj këto detyrime pa farë dredhie.
29 Me këto fjalë romakët kanë lidhur marrëveshjen me popullin e judenjve.
30 Në qoftë se pas këtyre vendimeve njëra ose tjetra palë do të dëshirojë të shtojë ose edhe të mungojë ndonjë send, do ta bëjnë me përkim të përbashkët dhe, çdo gjë që të shtojnë ose të heqin, do t’i detyrojë.
31 Lidhur me të këqija që ua bëri mbreti Demetër, kështu i kemi shkruar: ‘Pse e rëndove zgjedhën tënde mbi miqtë tanë, besëlidhësit tanë judenjtë?
32 Nëse edhe një herë do të ankohen kundër teje, do t’i mbrojmë të drejtat e tyre e do të luftojmë kundër teje në det e në tokë.’”