1 Në vitin njëqind e pesëdhjetë e një, Demetri, biri i Seleukut, iku nga Roma, me pak njerëz erdhi në një qytet detar dhe aty u shpall mbret.
2 Kur hyri në pallatin mbretëror të etërve të vet, ushtria e kapi Antiokun e Lizjen për t’ia dorëzuar.
3 Kur e mori vesh, tha: “Mos m’i dëftoni fytyrat e tyre!”
4 Atëherë ushtria i vrau e Demetri hypi në fronin e mbretërisë së vet.
5 Erdhën atëherë tek ai disa izraelitë - njerëz të paligjë e të pafe në krye me Alcimin që dëshironte të bëhej kryeprift.
6 Këta e paditën popullin te mbreti. Thanë: “Juda e vëllezërit e tij i vranë të gjithë miqtë e tu e ne na treti nga vendi ynë.
7 Prandaj dërgoje një njeri, në të cilin ke besim, të vijë e të shohë gjithë rrënimin që na e ka shkaktuar neve e krahinës së mbretit, le t’i ndëshkojë ata dhe të gjithë përkrahësit e tyre.”
8 Mbreti e zgjodhi Bakidin, njërin nga miqtë e mbretit, qeveritarin e krahinës përtej Lumit, njeri i madh në mbretëri e besnik i mbretit. E dërgoi atë
9 e me të edhe Alcimin e patenzonë, të cilin e bëri kryeprift dhe i urdhëroi të bëjë ahmarrje kundër bijve të Izraelit.
10 Këta u nisën dhe me një ushtri të madhe arritën në dheun e Judesë, Dërgoi te Juda e vëllezërit e tij lajmëtarë me parashtrime paqësore, por me dredhi.
11 Por, ata nuk u besuan fjalëve të tyre, sepse panë se kishin ardhur me ushtri të madhe.
12 Ndërkaq një grup skribësh u takua me Alcimin e me Bakidin për të kërkuar të drejtat.
13 Të parët prej bijve të Izraelit qenë asidenjtë që kërkuan paqe prej tyre.
14 Ata thoshin: “Është prift prej barkut të Aronit që erdhi e nuk do të na gënjejë.”
15 Foli me ta fjalë paqeje dhe u përbetua: “S’do t’ju bëjmë asnjë të keqe as juve as miqve tuaj.”
16 Ata i besuan. Por, ai i kapi prej tyre gjashtëdhjetë vetë dhe i vrau në një ditë, sipas fjalës së Shkrimit shenjt:
17 “Kufomat e shenjtërve të tu dhe gjakun e tyre e kanë derdhur rreth Jerusalemit dhe s’ishte askush që t’i varroste.”
18 Atëherë mbarë popullin e pushtoi frika dhe tmerri i tyre. Thoshin: “Nuk ka në ta as besë as drejtësi, sepse e shkelën besën dhe benë që e bënë.”
19 Bakidi e çoi ushtrinë nga Jerusalemi dhe e rrethoi Betzaitin. Urdhëroi të kapen shumë njerëz që kishin kaluar në anën e tij si edhe disa nga populli. Urdhëroi të hidhen në pusin e madh.
20 Mandej vendin ia dorëzoi Alcimit duke i lënë një numër ushtarësh për t’iu gjetur në ndihmë. Atëherë Bakidi u kthye te mbreti.
21 Alcimi luftonte për ta fituar kryepriftërinë.
22 Të gjithë ngatërrestarët e popullit u bashkuan me të, ua dha tokën e Judesë dhe bënë kërdi të madhe në Izrael.
23 Kur Juda pa të gjithë atë të keqe që po ua bënte Alcimi e përkrahësit e tij bijve të Izraelit edhe më zi se paganët,
24 e përshkoi të gjithë krahinën e Judesë rreth e
për qark, bëri ahmarrje mbi tradhtarë dhe ua ndaloi të qarkullojnë nëpër krahinë.
25 Kur Alcimi pa se Juda me ata që ishin me të, ishte më i fortë dhe, si e kuptoi se s’ishte në gjendje t’iu bëjë ballë, u kthye te mbreti dhe i paditi se po bënin krime.
26 Atëherë mbreti e dërgoi Nikanorin, një ndër prijësit e tij më bujar, por që i urrente dhe ushtronte armiqësi kundër Izraelit. Mbreti i urdhëroi t’ia tresë farën popullit.
27 Nikanori arriti në Jerusalem me ushtri të madhe. Dërgoi lajmëtarë te Juda e vëllezërit e tij me fjalë paqeje, por me qëllim që t’i tradhtojë.
28 U thoshte: “Të mos ketë luftë ndërmjet meje e jush. Do të vij te ju me një përcjellje të vogël për t’u takuar me ju në paqe.”
29 Arriti te Juda. U përshëndetën miqësisht, por armiqtë ishin të gatshëm për ta rrëmbyer Judën.
30 Juda e mori vesh se ai kishte ardhur me qëllime të këqija, ia pati frikën e nuk deshi më t’ia shohë fytyrën.
31 Edhe Nikanori e pa se iu zbulua qëllimi, atëherë doli të ndeshet në luftë me Judën afër Kafarsalamës.
32 Prej njerëzve të Nikanorit mbetën të vrarë rreth pesëqind vetë, të
tjerët ikën në qytezën e Davidit.
33 Pas këtyre ngjarjeve Nikanori u ngjit në Malin Sion. Nga vendi i shenjtë dolën disa nga priftërinjtë e krerët e popullit për ta përshëndetur miqësisht dhe për t’ia treguar flinë e shkrumbimit që po e kushtonin për mbretin.
34 Por, ai, duke i përqeshur, i përbuzi, i ndoti, u foli me kreni
35 dhe, i zemëruar, u përbe duke thënë: “Nëse nuk do të dorëzohet menjëherë Juda e ushtria e tij në duar të mia, po ju përbehem se, kur të kthehem si ngadhënjimtar, do ta djeg këtë Shtëpi!” Dhe doli jashtë i zemëruar sa s’ka.
36 Priftërinjtë u kthyen brenda, qëndruan para lterit e para Tempullit e thanë ndër lot:
37 “Ti e zgjodhe këtë Shtëpi për ta thirrur mbi të Emrin tënd, që të jetë Shtëpi urate, përlutjeje për popullin tënd:
38 hakmerrju këtij njeriu e
ushtrisë së tij: le të bien të prerë prej shpatës! Mos i harro hyjshmitë e tyre e mos i lër gjallë!”
39 Nikanori doli nga Jerusalemi dhe e nguli fushimin në Betoron, ku iu bashkua një ushtri e Sirisë.
40 Edhe Juda e nguli fushimin në Adasë me tri mijë vetë. Juda u lut e tha:
41 “Kur të dërguarit e mbretit hyjshmuan, u ngrit engjëlli e i zhbiu ndër ta njëqind e tetëdhjetë mijë.
42 Kështu, asgjësoje sot ndër sytë tanë këtë ushtri që të gjithë të tjerët ta kuptojnë se ka hyjshmuar kundër gjërave të shenjta të tua dhe dënoje sipas bakeqësisë së tij!”
43 Ushtritë ranë në luftë më trembëdhjetë të muajit Adar. Ushtria e Nikanorit u shpartallua edhe vetë Nikanori mbeti i vrarë.
44 Kur ushtria e tij pa se mbeti Nikanori, i hodhën armët e ikën.
45 I dëbuan një ditë udhë prej Adasës e deri në Gazarë duke u rënë borive në shenjë kushtrimi.
46 Nga të gjitha fshatrat e Judesë përreth dilnin e i rrethonin. U ranë në shpinë: të gjithë mbetën të vrarë prej shpatës sa që asnjë prej tyre nuk shpëtoi!
47 I plaçkitën e u morën prenë. Nikanorit ia shkurtuan kokën dhe dorën e djathtë që e kishte ngritur me kreni, i çuan dhe i ngulën lart kundruall Jerusalemit.
48 Populli u gëzua pa masë. Këtë ditë e kremtoi si ditë gëzimi të madh.
49 Caktuan që ajo ditë të kremtohej çdo vit më trembëdhjetë të muajit Adar.
50 Kështu, Judeja pati për pak kohë qetësi.