< 1Kro 8 1Kro 10 >
Lexim prej librit të parë të Kronikave(1Kro 9)
9

1 Të gjithë izraelitët qenë numëruar dhe shkruar shuma e tyre në Librin e Mbretërve të Izraelit e të Judës. Qenë humbur në Babilon për shkak të fajit të tyre.

2 Të parët banorë që u rikthyen në pronat e në qytetet e veta ishin izraelitët: priftërinj, levitë e natinenj.

3 Në Jerusalem banuan ca prej bijve të Judës, prej bijve të Beniaminit, prej bijve të Efraimit dhe të Manaseut.

4 Oteji, biri i Amiudit, biri i Amriut, biri i Omrait, biri i Baniut: bijtë e Judës prej bijve të Faresit.

5 Prej Selanitëve: Asaja, i parëlinduri dhe bijtë e tij.

6 Kurse prej bijve të Zarës: Jehueli dhe vëllezërit e tij: gjashtëqind e nëntëdhjetë vetë.

7 Kurse prej bijve të Beniaminit: Saloja, biri i Mosolamit, të birit të Odujës, të birit të Asanës;

8 Joabnia, biri i Jerohamit dhe Ela, biri i Oziut, të birit të Mohorit dhe Mosolami, biri i Safatisë, të birit të Rahuelit, të birit të Jebanisë

9 dhe vëllezërit e tyre sipas barqeve nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë. Të gjithë këta ishin të parë, secili për barkun e vet.

10 Kurse prej priftërinjve: Jedaja, Jojaribi, Jakini,

11 dhe Azaria, biri i Helcisë, biri i Mosolamit, biri i Sadokut, biri i Marajotit, dhe biri i Akitobit, mbikëqyrës i Shtëpisë së Hyjit.

12 Adaja, biri i Jerohamit, biri i Fasurit, biri i Melkisë dhe Masaji, biri i Adielit, biri i Jezrës, biri i Mosolamit, biri i Mosolamotit, biri i Emerit.

13 Vëllezërit e tyre, krerë të familjeve të tyre, ishin një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, njerëz të aftë në çdo punë për shërbesën e Shtëpisë së Hyjit.

14 Kurse prej levitëve: Semeja, biri i Hasubit, të birit të Ezrikamit, të birit të Hasabisë, prej bijve të Merariut;

15 Bakbakari, Haresi, Galali e Matania, bir i Mikës, të birit të Zekriut, të birit të Asafit

16 dhe Obdia, biri i Semejës, të birit të Galalit, të birit të Iditunit dhe Barakia, biri i Asës, të birit të Elkanës, që jetonte në fshatrat e Netofatit.

17 Derëtarët: Selumi, Akubi, Telmoni dhe Ahimani: vëllai i tyre Selumi prijës,

18 dhe deri në kohën e tanishme është në Derën Mbretërore, në lindje të qytetit. Këta ishin derëtarët e fushimeve të bijve të Levit.

19 Selumi, biri i Koreut, të birit të Abiasafit, të birit të Koreut me vëllezërit e vet, nga familja e tyre, këta kujdeseshin për shërbesën liturgjike dhe e ruanin pragun e Tendës. Ndërsa etërit e tyre e ruanin hyrjen në fushimin e Zotit,

20 dhe, Fineesi biri i Eleazarit, dikur ishte kryetari i tyre ‑ Zoti qoftë me të! ‑

21 Zakaria biri i Mosolamisë, ishte derëtari i Tendës së Takimit.

22 Gjithsej derëtarë të zgjedhur të prgjeve ishin dyqind e dymbëdhjetë. Ishin të shkruar në listat e breznive sipas fshatrave të tyre. I kishte themeluar Davidi dhe vëguesi Samuel me detyrë të përhershme

23 si ata ashtu edhe bijtë e tyre për kujdestarë të dyerve të Shtëpisë së Zotit, d. t. th. të Shtëpisë së Tendës.

24 Derëtarët qëndronin në katër anët: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.

25 Vëllezërit e tyre që jetonin në fshatrat e tyre, vinin kohë pas kohe dhe qëndronin me ta nga shtatë ditë.

26 Vetëm katër prijësit e derëtarëve ishin vazhdimisht në shërbim. Ishin levitë dhe përgjegjës për dhomat dhe thesaret e Shtëpisë së Zotit.

27 E kalonin natën rreth Tempullit të Zotit sepse e kishin për detyrë ta ruanin dhe në mëngjes t’i hapnin dyert.

28 Disa prej tyre ishin përgjegjës për enët e shërbesës. Ata i numëronin kur nxirreshin dhe kur ktheheshin enët.

29 Disa prej tyre ishin përgjegjës për orenditë, për të gjitha gjërat e shenjta, për miellin e mirë, për verën, vajin, kemin dhe erërat e mira,

30 kurse ata që i përgatitnin erërat e mira ishin priftërinj.

31 Njëri prej levitëve ‑ Matatia, biri i parëlindur i Selumit Koreaj, ishte përgjegjës i përhershëm mbi ato që fërgoheshin në tava.

32 Kurse prej vëllezërve të tyre, disa Kaataj ishin përgjegjës për bukët e kushtimit, që të bëheshin gjithmonë gati bukë të freskëta për çdo të shtunë.

33 Këta ishin këngëtarët, kryetarët e familjeve të levitëve. Kur ishin të lirë, banonin në dhomat e tempullit, sepse ishin ditë e natë në shërbesë.

34 Këta ishin krerët e familjeve të levitëve sipas barqeve të tyre, prijës sipas breznive të tyre. Këta banonin në Jerusalem.

35 Në Gabaon jetonte babai i Gabaonit Jehieli. Gruaja e tij e kishte emrin Maakë.

36 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj Suri, Cisi, Baali, Neri, Nadabi,

37 Gedori, Ahioja, Zakaria e Maceloti.

38 Macelotit i lindi Samaami. Edhe këta, banuan bashkë me vëllezërit e vet, në Jerusalem.

39 Nerit i lindi Cisi, kurse Cisit i lindi Sauli. Saulit i lindi Jonatani. Melkisuai, Abinadabi dhe Isbaali.

40 Biri i Jonatanit: Meribaali. Meribaalit i lindi Mika.

41 Bijtë e Mikës: Fitoni, Meleku, Taraja dhe Ahazi.

42 Ahazit pastaj i lindi Jarai. Jarait i lindi Alamati, Azmoti e Zamriu. Zamriut i lindi Mosai.

43 Mosait i lindi Banaja. Djali i këtij ishte Rafaja i cili e lindi Elasën, prej të cilit lindi Aseli.

44 Kurse Aseli pati gjashtë djem. Ja emrat e tyre: Ezrikami, i parëlinduri i tij, Ismaheli, Saria, Azaria, Obdia, Hanani. Këta janë bijtë e Aselit.



Fjala e Zotit