< 1Kro 1 1Kro 3 >
Lexim prej librit të parë të Kronikave(1Kro 2)
2

1 Bijtë e Izraelit janë: Rubeni, Simoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni,

2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftaliu, Gadi, Aseri.

3 Bijtë e Judës janë: Heri, Onani e Sela. Këta të tre i lindën prej Kanaanës, bijës së Suehit. Heri, i parëlinduri i Judës, ishte i mbrapshtë në sytë e Zotit dhe prandaj Zoti e vrau.

4 Tamara, reja e tij, ia lindi Faresin dhe Zarën. Kështu, pra, gjithësej bijtë e Judës ishin pesë.

5 Bijtë e Faresit: Hesroni e Hamuli.

6 Bijtë e Zarës: Zamriu, Etani, Emani, Kalkoli dhe Darda: të gjithë së bashku pesë.

7 Bijtë e Harmiut: Ahari, që shkaktoi të këqia në Izrael sepse nuk e çoi në vend ngarkimin me mallkim.

8 Bijtë e Etanit: Azaria.

9 Djemtë që i lindën Hesronit: Jerameeli, Rami e Kalubi.

10 Ramit i lindën: Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahasoni, princi i bijve të Judës.

11 Nahasonit i lindi Salma, prej të cilit lindi Boozi.

12 Boozit i lindi Obedi, prej të cilit lindi Isai.

13 Isaisë i lindi djali i parë Eliabi, djali i dytë Abinadabi, djali i tretë Samaaja,

14 djali i katërt Natanaeli, i pesti Radaji,

15 i gjashti Asomi, i shtati Davidi.

16 Motrat e tyre qenë: Sarvia e Abigaila. Bijtë e Sarvisë: Abisai, Joabi, Asaeli, tre.

17 Kurse Abigailës i lindi Amasa, baba i të cilit ishte Jetër Ismaheli.

18 Kalebi, biri i Hesronit, pati fëmijë prej gruas së vet që quhej Azubë e prej saj i lindën: Jerioti, Jaseri, Sobabi e Ardoni.

19 Kur vdiq Azuba, Kalebi mori për grua Efratën, prej të cilës i lindi Huri.

20 Hurit i lindi Uriu, e Uriut i lindi Beseleeli.

21 Pastaj Hesroni u bashkua me bijën e Mahirit, babait të Galaadit; e mori për grua kur ai i kishte gjashtëdhjetë vjet. Prej saj i lindi Segubi.

22 Segubit i lindi Jairi, e ky pati njëzet e tri qytete në tokën e Galaadit.

23 Por Gesuri e Arami ua pushtuan atyre fshatrat e Jairit, Kanatin me fshatrat, gjashtëdhjetë qytete. Të gjitha këto i pushtuan bijtë e Mahirit, babait të Galaadit.

24 Kur vdiq Hesroni, Kalebi hyri tek Efrata, gruaja e babait të tij. Por Hesroni pati për grua edhe Abinë, prej të cilës i lindi Ashuri, babai i Tekuesë.

25 Të parëlindurit të Hesronit, Jerameelit, i lindën: i parëlinduri i tij Rami, Buna, Arani, Asomi e Ahia.

26 Jerameeli mori edhe një grua tjetër që quhej Atarë e kjo qe nëna e Onamit.

27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerameelit qenë: Moosi, Lamini e Ahari.

28 Onami pati këta djem: Semejin dhe Jadën. Kurse bijtë e Semejit janë: Nadabi e Abisuri.

29 Gruaja e Abisurit quhej Abiailë. Kjo i lindi Ahobanin dhe Molidin.

30 Kurse bijtë e Nadabit qenë: Saledi e Apfaimi. Por Saledi vdiq e nuk la fëmijë.

31 Apfaimi pati djalë Jesiun. Jesiut i lindi Sesani. Sesanit i lindi Oholai.

32 Bijtë e Jadës, vëllait të Semeit ishin: Jeteri e Jonatani. Por edhe Jeteri vdiq pa lënë fëmijë.

33 Jonatanit i lindën Faleti e Ziza. Këta qenë pasardhësit e Jerameelit.

34 Sesani nuk pati djem, por vetëm vajza. Kishte edhe një shërbëtor egjiptian me emër Jeraja.

35 Këtij ia dha vajzën e vet për grua prej së cilës i lindi Eteji.

36 Prej Etejit lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi.

37 Zabadit i lindi Oflali, Oflalit i lindi Obedi.

38 Obedit i lindi Jehui, Jehuit i lindi Azaria.

39 Azarisë i lindi Helesi, Helesit i lindi Elasa.

40 Elasës i lindi Sisamoji, Sisamojit i lindi Selumi,

41 Selumit i lindi Ikamia. Ikamisë i lindi Elisama.

42 Bijtë e Kalebit, të vëllait të Jerameelit: i parëlinduri i tij Mesa, baba i Zifit, dhe djali i tij Maresa, baba i Hebronit.

43 Kurse bijtë e Hebronit: Koreu, Tapfuai, Recemi e Sama.

44 Samës i lindi Rahami, babai i Jerkaamit, kurse Recemit i lindi Samaji.

45 Djali i Samajit: Maoni. Maoni është baba i Betsurit.

46 Kurse shemra e Kalebit, Efa, lindi: Haranin, Mosën e Gezezin. Haranit i lindi Gezezi.

47 Bijtë e Jahadajit: Regomi, Jotami, Gesani, Faleti, Efa e Saafi.

48 Maaka, konkubina e Kalebit, lindi Saberin e Taranën.

49 Saafa e lindi babanë e Madmenës, Suehin dhe babanë e Makbenës, si dhe babain e Gabaasë. Aksa qe bija e Kalebit.

50

Këta qenë bijtë e Kalebit.

@@@

Bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratës: Sobali, babai i Hariatëve,

51 Salma, babai i Betlehemit, Harifi, babai i Betgaderit.

52 Bijtë e Sobalit, babait të Hariatëve, Raaja, gjysma e Manahatëve

53 dhe vëllazëritë e hariatëve: jetrenjtë, futenjtë, sematenjtë e maserenjtë. Prej tyre rrjedhin saraitët e estaolitët.

54 Bijtë e Salmës: Betlehemi, Netofatasit, Atarotbetioabi dhe gjysma e Manahatëve prej Saraasë,

55 si dhe vëllezërit e Haraiatseferit që banojnë në Jabes: teratenjtë, simatenjtë dhe suhatenjtë. Këta janë cinenjtë, që rrjedhin nga Amati, babai i shtëpisë së Rekabit.



Fjala e Zotit