1 Adami, Seti, Enosi,
2 Kainani, Malaleeli, Jaredi,
3 Henoku, Matusala, Lameku,
4 Noehi, Semi, Kami e Jafeti.
5 Bijtë e Jafetit: Gomeri, Magogu, Madaji, Javani, Tubali, Mosoku, Tirasi.
6 Kurse bijtë e Gomerit: Askenezi, Rifati e Togorma.
7 Bijtë e Javanit: Elisa, Tarsisi, Ketimi e Rodanimi.
8 Bijtë e Kamit: Kusi, Mesraimi, Futi e Kanaani.
9 Kurse bijtë e Kusit: Saba, Hevila, Sabata, Regma e Sabataka. Kurse bijtë e Regmës: Saba e Dadani.
10 Kusit i lindi Nemrodi i cili i pari filloi ta ushtrojë pushtetin në tokë.
11 Kurse prej Mesraimit rrjedhin Ludët, Anamët, Laabët, Neftujt,
12 Fetrusët edhe Kaslujt. Prej këtyre rrjedhin Filistinët dhe Kaftorët.
13 Kanaanit i lindi Sidoni, djali i parë, Heti,
14 Jebuseu, Amorreu dhe Gergezeu,
15 Heveu, Araceu, Sineu,
16 Aradiu, Samareu dhe Emateu.
17 Bijtë e Semit: Elami, Asuri, Arfaksadi, Ludi dhe Arami. Bijtë e Aramit: Usi, Huli, Geteri dhe Mesi.
18 Arfaksadit i lindi Saleu, të cilit i lindi Heberi.
19 Heberit i lindën dy djem: njëri e kishte emrin Faleg, sepse në kohën e tij u nda toka, kurse emri i vëllait të tij ishte Jektan.
20 Jektanit i lindën Elmodadi, SAlefi, Asarmoti, Jareu,
21 Adurami, Uzali, Dekla,
22 Ebali, Abimaeli edhe Saba,
23 Ofiri, Hevila, Jobabi. Të gjithë këta janë bijtë e Jektanit.
24 Semi, Arfaksadi, Saleu,
25 Heberi, Falegu Reu,
26 Sarugu, Nahori, Tareu,
27 Abrami: ky është Abrahami.
28 Bijtë e Abrahamit: Izaku e Ismaeli.
29
I parëlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami,
30 Masma, Duma, Masa, Hadadi, Tema,
31 Jeturi, Nafisi, Cedma. Këta janë bijtë e Ismaelit.
32 Kurse bijtë e Ceturës, shemrës së Abrahamit: ajo i lindi: Zamranin, Jeksanin, Madanin, Madianin, Jesbokun, Suehun. Kurse bijtë e Jeksanit: Saba e Dadani. Bijtë e Dadanit: Asurajt, Latusajt e Loomajt.
33 Bijtë e Madianit: Efa, Oferi, Henoku, Abida e Eldaaja. Të gjithë këta bijtë e Ceturës.
34 Abrahamit i lindi Izaku. Bijtë e Izakut Ezau e Izraeli.
35 Bijtë e Ezaut: Elifazi, Rahueli, Jehusi, Jalami, Koreu.
36 Bijtë e Elifazit: Temani, Omari, Sefoja, Gatami, Cenezi, Tamna, Amaleku.
37 Bijtë e Rahuelit: Nahati, Zara, Sama e Meza.
38 Bijtë e Seirit: Lotani, Sobali, Sebeoni, Ana, Disoni, Eseri, Disani.
39 Bijtë e Lotanit: Horiu, Hemani. Kurse motra e Lotanit ishte Tamna.
40 Bijtë e Sobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Sefoja e Onami. Bijtë e Sebeonit: Aja e Ana.
41 Bijtë e Anës: Disoni. Bijtë e Disonit: Hemdani, Esebani, Jetrani e Karani.
42 Bijtë e Eserit: Balaani, Zavani dhe Jakani. Bijtë e Disanit: Usi e Arani.
43 Këta janë mbretërit që sunduan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin mbret: Baleu, biri i Beorit; qyteti i tij quhej Denab.
44 Vdiq Baleu e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zareut prej Bosrës.
45 Pasi vdiq edhe Jobabi, në vend të tij mbretëroi Husami, prej tokës së Temanëve.
46 Kur vdiq edhe Husami e në vend të tij mbretëroi Adadi, biri i Badadit, i cili e mundi Madianin në tokën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.
47 Kur vdiq edhe Adadi, në vend të tij mbretëroi Semla prej Masrekës.
48 Kur vdiq edhe Semla e në vend të tij mbretëroi Sauli prej Rohobotit që është përbri Lumit.
49 Si vdiq edhe Sauli, në vend të tij mbretëroi Baalanani, biri i Akoborit.
50 Kur vdiq edhe ky, në vend të tij mbretëroi Adadi. Qyteti i tij quhej Fau. Gruaja e tij quhej Meetabelë. Ishte bija e Matredit nga Mezaabi.
51 Pas vdekjes së Adadit, filluan të sundojnë princat në vend të mbretërve në Edom: princi Tamnë, princi Alvë, princi Jetet,
52 princi Oolibamë, princi Elë, princi Finon,
53 princi Cenez, princi Teman, princi Mabsar,
54 princi Magdiel, princi Iram. Këta ishin princat e Edomit.